ELBASAN - Flakët e zjarrit i kanë marrë jetën dy anëtarëve të familjes Basha në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, zjarri ka rënë pak minuta pas mesnatës në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” dhe viktimat janë: Kristian Basha, 7 vjeç dhe e ëma e tij Lumturi Basha, 34 vjeç.
Ndërkohë, kryefamiljari Edmond Basha, 34 vjeç është dërguar për kurim në spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë mjekimin e duhur mjekësor. Sipas mjekëve rekuperimi i të plagosurit ka pak shpresa. Ai u dërgua me urgjencë fillimisht për në sipatiln kirurgjit të Elbasanit dhe veç plagëve të marra mësohet nga bluzat e bardha se ka kaluar në gjendje shoku.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por nuk kanë mundur të shpërtojnë nga djegia, nënën dhe djalin e saj, ndërsa kanë arritur të shpërtojnë kryefamiljarin e familjes Basha, Edmondin.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ardhur edhe uniformat blu të policisë, po kështu edhe banorë të lagjes të cilët, hynë brënda ambienteve të shtëpisë me shpresën se do ti gjenin gjallë viktimat. Për të shuar flakët janë dashur dy zjarrfikëse.
Mendohet se zjarri ka rënë nga, ngrohja me dru e familjes Basha që ka sjellë edhe humbjen e dy jeteve dhe plagosjes së një tjetri. Shtëpia ishte e ndërtuar me dërrasa dhe kjo e ka favorizuar edhe më shumë përhajen e fjakëve brënda shtëpise.
2 FAMILJE NE QIELL TE HAPUR, QYTETARET NDIHMA ME VESHMBATHJE E USHQIME
Në banesën e djegur jetonin tre familje dhe 6 pjestarë që tashmë kanë mbetur në qiell të hapur, i bëjnë apel shtetit për ndihmë, për t’i strehuar në një banesë sociale.
Ngjarja ka sensibilizuar mbarë opinionin publik, i cili ka nisur të ndihmojë familjet e dëmtuara me veshëmbathje dhe ushqime. Ndërkohë sipas të dhënave nga familjaret në mesditë pritet të bëhet edhe cermonia mortore për të përcjellë në banesën e fundit nënë e bir.
*Lajmi u publikua fillimisht në orën 00:42 të ditës së sotme dhe është përditësuar në vazhdim
Redaksia Online
(ac/aç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com