Elbasani marrëveshje binjakëzimi
me Liezhin për më shumë investime
Bashkia e Elbasanit nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi me bashkinë e Liezhit në Belqjike. Në kuadër të kësaj nisme në ambientet e bashkisë së Elbasanit u zhvillua një takim mes palëve.
ELBASAN- Bashkia e Elbasanit nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi me bashkinë e Liezhit në Belqjike. Në kuadër të kësaj nisme në ambientet e bashkisë së Elbasanit u zhvillua një takim mes palëve, ndërsa përveç drejtuesve vendorë të dy qyteteve ishte e pranishme edhe ambasadorja e Belgjikës në vendin tonë, Anik Van Celster, kumbare e kësaj marrëveshjeje.
Kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sjedini, në fjalën e tij theksoi e cilësoi si të veçantë këtë bashkëpunim, teksa sipas tij do t’i hapet rrugë forcimit të marrëdhënieve dhe shtimit të investimeve në qytet.
Pierre Starast nënkryetar i bashkisë së Liezhit e konsideroi si të rëndësishëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, teksa shtoi se projektet e përbashkëta nuk do të mungojnë.
“Qytetet tona kanë shumë të përbashkëta në zhvillimin industrial, kulturor dhe universitar. Jemi mirëpritur në bashkinë e Elbasanit së bashku me një delegacion ekonomik. Delegacioni i biznesmenëve belge ka ardhur në emër të ministrit të Ekonomisë dhe së bashku shpresojmë të ndërtojmë projekte reale shumë të mira përsa i përket zhvillimit të mjedisit dhe fusha të tjera”, tha Pierre Starast.
Takimi ka vijuar më pas me një tryeze të rrumbullaket ku përfaqësues të kompanive belge janë njohur me qytetin e Elbasanit dhe mundësitë që ai ofron për investime. Ata kanë shprehur interes sidomos përsa i përket mjedisit dhe industrisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.7%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1123
Lajme të tjera
-
Tabaku interpelancë me Ibrahimin: Qeveria s’pati transparencë për fondet e rindërtimit! Dështoi të plotësonte premtimet e mbajtura
30 Mars, 11:07
-
GJKKO nuk pranon ankimimin e familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës
30 Mars, 11:05
-
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, mësohen sfidat gjysmëfinale! Përballje të forta në fushë
30 Mars, 11:05
-
Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” për spiunazh, rrezikon 20 vite burg nëse shpallet fajtor
30 Mars, 11:03
-
E rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten! Të dy përfundojnë në spital
30 Mars, 10:59
-
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë me thika e pistoletë, sherri mes dy 43-vjeçarëve nisi me fjalët: Pse më sheh ashtu?
30 Mars, 10:33
-
Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani
30 Mars, 10:30
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protesë: Do i mbrojmë pronat me gjak
30 Mars, 10:24
-
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
30 Mars, 10:23
-
Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë
30 Mars, 10:09
-
Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës shqiptare, s’mund të shpëtojë nga drejtësia! Insistojmë në ngritjen e komisioneve
30 Mars, 10:08
-
Arrestimi i Lefter Allës penalizon invalidët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë! Prefekti: Zgjat 2-3 ditë, s'do ngelë askush pa paguar
30 Mars, 10:07