Eldora me talasemi: Nuk dua
mëshirë, Jonilda eleminohet

Eldora me talasemi: Nuk dua <br />mëshirë, Jonilda eleminohet
Eldora është vajza e cila vuan nga një sëmundje e pashërueshme e “talasemisë” e cila ka prekur teleshikuesit gjatë spektaklit të “Big Brother”, mbrëmë në ekranin e Top Channel. Ajo ka rrëfyer sëmundjen e saj që në vogëli e deri tashmë, duke zbuluar kështu një nga sekretet brenda shtëpisë. “Më kujtohet që, kur isha e vogël fillova të bija në peshë, pasi isha një fëmijë shumë bufe.

Më kujtohet që më kanë çuar tek mjeku pasi kishin dyshime se kisha kaluar në anemi e duhej të merrja një dietë me hekur. Vitet kaluan dhe gjendja ime përkeqësohej më shumë. Isha ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kur isha 19 vjeç, vij në Tiranë dhe bëj analizat dhe mësova se kisha një sëmundje të mbartur nga prindërit e mi. Në momentin e parë, pashë që qanin dhe kjo më trembi edhe më shumë.

Në momentin që u diagnostikova fillova të merrja trajtimet përkatëse”, rrëfeu Eldora gjatë spektaklit mbrëmë. Për shumë vite me radhë ajo ka mbartur një sekret, të madh të jetës dhe shëndetit të saj. I është druajtur një shoqërie të tillë, dhe padyshim opinionit të gjerë, të cilët dhe mbrëmë sapo u zbulua ky sekret gjatë spektaklit u përfshinë mjaft komente dhe diskutime dhe në rrjete sociale.

Eldora edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brodher”, ka marrë me kujdes mjekimet dhe ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët e kanë patur të vështirë të gjenin një sekret të tillë. Ajo ka vijuar më tej rrëfimin e saj duke pohuar se nuk ka qenë shumë e lehtë përballja me shoqërinë me një sëmundje të tillë dhe sa e vështirë ka qenë përballja me ta. “Më kujtohet që flija gjumë se lodhesha shumë dhe asnjëherë nuk më pëlqente kur të tjerët diskutonin dhe më thonin: “Pse je kështu? Pse je e zbehtë? Dora merri librat dhe ik në shtëpi, dukesh e lodhur! O sa gjynah! Kanë qenë këto disa shprehje që vajzës i vijnë në kujtime të largëta, e cila u ka kujtuar teleshikuesve se ajo është një vajzë si gjithë të tjerat dhe që kjo është një sëmundje që asaj i ka rënë për pjesë dhe sigurisht duhet ta mposhtë.

Ajo kurrësesi nuk duron dot mëshirën, që shpeshherë ia ofrojnë në shkëmbim të kësaj gjendjeje. Eldora kujtoi se është e fortë për të përballuar një sëmundje të tillë, dhe kjo është arsyeja që ajo ndodhet në spektakël. Një fenomen ky që ka bërë të sensibilizojë të gjithë të sëmurët me talasemi, dhe një ndërgjegjësim të mbarë opinionit publik, tu vijnë në ndihmë këtyre personave të veçantë duke dhuruar gjak.

Kjo ka qenë një nga pikat kyçe të këtij spektakli ndërkohë që të prapriturat dhe surprizat kanë vijuar përgjatë mbrëmjes. Ndërkohë gjatë mbrëmjes së spektaklit e eliminuara e radhës nga votat e publikut ka qenë Jonilda.


Anaidi dhe Marselino dënohen me larje dhe hekurosje të rrobave


Një debat i ashpër dhe me tone të lartë ka vijuar gjatë javës, mes dy banorëve më të përfolur në këtë spektakël, duke thyer dhe rregullat e vendosura nga vëllai i madh. Kanë qenë dy konkurrentët e fortë Anaidi dhe Marselino që u dënuan gjatë javës së kaluar. Ato i janë nënshtruar, dënimit ku kanë larë me duar, dhe hekurosur rrobat. Debat ky i cili vijoi edhe për gjatë natës së mbrëmshme, ku të dy pretendonin se kishin të drejtë. Ka qenë ndërhyrja si gjithnjë e panelistit, Arjan Konomi, i cili i kujtoi sërisht që tensioni i shkaktuar midis, tyre mund të ishte eleminuar lehtë pa fjalët fyese dhe të sharat e rënda. Por një tjetër penalizim ishte dhe tregimi i 14 barcaletave argëtuese, për banorët e tjerë. E ndërsa pikët pozitive kanë shkuar pikërisht për banorin e tretë, Shpendin icili është vlerësuar për qëndrimin dhe ndërhyrjen me takt të tij, duke i tërhequr vëmendjen se burrë është ai që tërhiqet dhe toleron. Padyshim kjo një ndërhyrje diplomatike që në votimin e tij do të shënojë më shumë pike nga televotuesit.  Një tjetër surprizë gjatë spektaklit ka qenë dhe pakoja që Olta ka marë. Ka qenë pikërisht pakoja me biskota që asaj I ka sjellë në mendje qenushen e saj. Një tjetër lojë ka qenë ajo për të zbuluar sekretin e të qenurit i martuar apo beqarë, por që vështirë të gjendej nga banorët.

Çiftet brenda shtëpisë Elena- Vigani, Anaidi -Joana

Tashmë kanë dhënë shenja të sakta dhe prova të sigurta se Brenda në shtëpinë e Big Brother gjenden dy çifte. Anaidi- Joana dhe Vigani –Elena. Në shtëpinë e përfolur është vënë re se ka një afrimitet të krijuar mes Elenës dhe Viganit, të cilët janë afruar më shumë me njëri-tjetrin mes puthjeve dhe përqafime, e ndërsa Elena jashtë ka lënë një të dashur, i cili nuk është ndjerë aspak mirë nga xhestet dhe loja e saj.

Elona, Joanës: Je e pacipë

Një debat i fortë në ditët në mëparshme ka qenë ajo mes tri vajzave Jonaës, Elonës, dhe Jonildës.
Mes vajzave ka pasur debate, zënka, xhelozi , urrejtje por dhe akuz të rënda. Ka qenë piëkrisht Elona e cila e ka ofenduar jonaën duke e konsdieruar të pacipë, ndërkohë që Joana është mbrojtur duke pohuar se të jesh e papërgjeshme dhe jo korekte nuk është e njëjta gjë, duke e kosnideruar një opinion të tillë të rëndë dhe shumë fyes. E një tjetër opinion i rëndë që qarkulluar brenda në shtëpi ka qenë pikërisht thënia e dalë prej Joanës drejtuar Elonës: Je kokra e thashethemxhies.

Anaidi “Je hajdut lekësh”, Iliri “Nuk debatoj me ty sepse s’ke kulturën të dëgjosh”

Vetëm para pak orë se spektyakli të fillonte banorët kanë shkuar në dhomën e gjumit dhe fillojnë që të përgatiten për mbrëmjen. Gjatë kësaj kohe ata debatojnë me Ilirin për provën e javës. Iliri u kërkon falje dhe disa prej banorëve i dalin në krah. Kështu Jonilda, Olta dhe Marselini thonë se Iliri bëri një gabim dhe duke qënë se kërkoi falje, banorët nuk duhet të debatojnë më. Mirëpo ky është rasti që Anaidi shfrytëzon për të debatuar me të, pasi ka tentuar disa herë radhazi dhe Iliri nuk i ka dhënë shkak për debat.

Anaidi mundohet që të acarojë Ilirin duke përdorur edhe fjalë ofenduese, por Iliri ndër të tjera qesh dhe i thotë “ke ujë sa të duash që të ftohesh, mos u nxeh”. Anaidi i thotë “hajdut” për lekët që mori ai gjatë provës, ndërsa më pas i thotë “ti s’ke sedër sepse qëllimisht u hoqe bukën 13 vetëve”. Iliri ia kthen “ti se ke sedër, lave gjithë rrobat” duke i përmendur dënimin që Anaidi mori bashkë me Marselinin, për përdorimin e fjalëve banale në shtëpi.Në debatin e tyre përfshihen edhe banorë të tjerë herë pas here, por Anaidi dhe Iliri nuk lënë radhë për të folur. “Ti maksimumi vjedh ndonjë dy mijë lekësh që të tjerët të debatojnë se s’di ç’të bësh më”. I thotë Anaidi Ilirit dhe më pas shton “ti s’ke ndërgjegje”. Iliri nis të flasë dhe Anaidi e ndërpret duke bërë që Iliri t’i thotë “unë prandaj nuk debatoj me ty sepse ti nuk di të dëgjosh”.Debati i tyre zgjat për disa minuta me radhë dhe ata fillojnë të përsërisin të njëjtat shprehje që kanë përdorur edhe më parë në debatet e tyre.

Shkrimi u publikua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë