'E-learning, platformë e domosdoshme', Manastirliu: Plotësimi i të gjithë krediteve për mjekët, kusht për ushtrimin e profesionit

 

 “Edukimi në vazhdim nuk do të mbetet vetëm në dëshirën e profesionistëve, por do të jenë kusht për ushtrimin e profesionit. Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor kemi rritur edhe përgjegjësinë e drejtuesve të institucioneve shëndetësore për procesin e edukimit në vazhdim të stafit mjekësor që ka në drejtim, po ashtu dhe sigurimin që ky proces të kryhet nga struktura të çertifikuara”, kjo ka qënë  deklarata që bëri ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të programit e-learning të kompanisë italiane Consulcesi në Shqipëri, ku merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, ish-Kryeministri i Italisë Massimo D’Alema dhe profesionistë të shëndetit.

Duke u ndalur tek e-learning apo edukimi në distancë, Manastirliu tha: “Deri me sot rreth 4000 profesionistë shëndetësie kanë marrë pjesë në aktivitete të edukimit në distancë të akredituara nga QKEV ose jashtë vendit. Ky numër është relativisht i ulët në raport me numrin total të profesionistëve të shëndetësisë. Për rrjedhojë, duhet ndërmarrë një qasje sistematike e përdorimit të teknologjisë së informacionit në favor të edukimit në vazhdim dhe besoj se platforma e-learning qe prezantohet sot e siguron kete qasje. Janë mbi 40 mijë veprime në ditë që rregjistrohen online, mbi 100 mijë qytetarë që çdo muaj përcaktojnë elektronikisht vizitat dhe ekzaminimet te mjeku specialist, pasi përdorimi korrekt i teknologjisë dhe vullneti i mirë për të ndërtuar sisteme që vënë të parin qytetarin, u kanë mundësuar këtyre pacientëve të mos presin më në rradhë të gjata e të rrëmujshme para dyerve të mjekëve specialistë, siç bënin pak vite më parë, por të zgjedhin fashën orare”.

Me programet e shëndetësisë elektronike, janë mbi 5 milion rekorde elektronike që gjeneron sistemi çdo vit për barnat e rimbursueshme, të firmosura në formë dixhitale nga mjeku, duke ofruar më shumë garanci për trajtimet medikamentoze, transparencë dhe informacion për përdorimin e burimeve.

Së shpejti do të shtrijmë recetën elektronike edhe për barnat jo të rimbursueshme, kjo do të na lejojë të kemi një panoramë më të plotë të barnave që përshkruhen e përdoren në popullatë shqiptare. Po punojmë për Sistemin e Informacionit Spitalor, i cili do të lehtësojë administrimin në spitale dhe rrisë llogaridhënien. Me ndryshimet Ligjore të miratuara së fundmi në ligjin për kujdesin shëndetësor, po fillojmë integrimin e sistemeve të informacionit brenda sistemit shëndetësor publik, por edhe me institucionet shëndetësore private. Kjo do të prodhojë një sërë lehtësirash për profesionistët e shëndetit në aksesimin në kohë reale të të dhënave të pacientëve.Gjatë vitit 2018 janë akredituar më shumë se 850 aktivitete të akredituara dhe mbi 4.500 mjeke, 9.600 infermiere, 2.300 stomatologe, 2.000 farmacistë kanë ndjekur programe të çertifikuara të edukimit në vazhdim." ka thënë më pas Manastirliu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)