SHBA - Një aksident i çuditshëm i ka ndodhur një elektriçisti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një elektriçisti i janë shfaqur yje në të dy sytë e tij, pasi preku një tel me rrymë 14.000 volt gjatë punës.

Rryma elektrike përfshiu edhe sytë e tij, duke i shkaktuar djegie në formë ylli. Kjo gjë u shkaktua pasi rryma elektrike preku nervin optik që lidh syrin me trurin.

42-vjeçari tashmë vuan nga një sëmundje dhe ka një vizion të dobët në të dy sytë e tij. Elektriçisti përdor lente kontakti për reduktuar disi kufizimin që ka në shikim.

Arsyeja që i është formuar një yll në të dy sytë e tij nuk është e qartë. "Tensioni që përshkoi trupin e 42-vjeçarit shkaktoi dëme të nervit optik", tha dr. Korn.

Aksidenti ka ndodhur përpara 10 viteve dhe pacienti ka ende shikim të dobët tek të dy sytë e tij.


yje ne sy


(v.gj/shqiptarja.com)