Elezi i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipulojë të gjitha

 Elezi i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipulojë të gjitha

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi

TIRANË- Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka zbuluar të tjera fakte tronditëse të manipulimit të zgjedhjeve brenda selisë blu nga ana e Belind Këlliçit, kandidat i koalicionit Berisha-Meta.  Elezi tha se ishte pikërisht Belind Këlliçi ai që falsifikoi procesverbalet ku nga 1900 persona numërohen sikur të jenë 4900 vota.

“Në momentin e parë të kandidimit, janë 8 persona që unë i kam akuzuar për personat që kanë manipuluar proceset që nga viti 2018-të, edhe brenda PD-së. Janë në një farë mënyrë manipulatorë votash. Jo në një farë, por drejtpërdrejt. Unë një manipulator vote nuk kam sesi e promovoj politikisht. Është një dokument i firmosur, ku Këlliçi, ka zbardhur një procesverbal, një akt zgjedhor, ku 1900 persona numërohen për 4900. Më e pastër nuk ka, është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Një person që është në një komision dhe harton një procesverbal zgjedhor të tillë, është një person  që mund t’i bëjë të gjitha të tjerat”, tha Ibsen Elezi në një intervistë televizive.

Kujtojmë që një akuzë të tillë, për blerje votash nga ana e Këlliçit e ka artikuluar edhe ish amerikania e Berishës, Evi Kokalari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë