Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nisin pushimet e para bashkë, cilin vend ka zgjedhur çifti për të shijuar romancën e tyre?

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nisin pushimet e para bashkë, cilin vend ka zgjedhur çifti për të shijuar romancën e tyre?

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj

Çifti më i komentuar i spektaklit të kërcimit”Dancing with the stars” ka nisur pushimet e parë së bashku. Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj, jo vetëm çift në kërcim, por tashmë edhe në jetën reale, kanë vendosur të shijojnë romancën e tyre. Ata kanë zgjedhur Kroacinë si vendin e parë për të vizituar së bashku.

Më pas këngëtarja ka zgjedhur të ndajë këtë foto me balerinin.

Dyshja u njohën në "Dancing with the stars" ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.

Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.

Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.

1/2
F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona