Elhaida, e cila fitoi The Voice of Italy po qëndron në Shqipëri për një performancë në një prej serialeve shqiptare, teksa për “Vizioni i Pasditës” ajo ka deklaruar se po punon shumë për albumin e ri.
“Në Tiranë jam pas ftesës së drejtuesve të serialit “Apartamenti 2XL”, ndërsa në Itali gjithë kohën jam në studio duke regjistruar këngë. Jam duke punuar në albumin e ri, i cili do të prezantohet në fillim të vitit 2014”, theksoi ajo.
E pyetur se nëse ajo do të jetë pjesë e Sanremos, ajo jo vetëm që e konfirmoi pjesëmarrjen, po ashtu tha se kërkon që të lë gjurmë në skenën e magjishme të këtij festivali. “Jam duke punuar, pasi dua të kem një material shumë të mirë për të përfaqësuar veten në festivalin Sanremo”, përfundoi Elhaida.
(J.H/shqiptarja.com)