Vetëm pak orë pas publikimit në media të prezantimit të të fejuarit të këngëtares Elhaida Dani, vetë këngëtarja ka reaguar në Facebook duke u shprehur se nuk ishte e vërtetë se ishte e fejuar.

"Fejesa dhe martesa janë hapa të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit, por nuk arrij të kuptoj përse media ka vendosur që ajo që ka bërë një hap të tillë kohët e fundit jam unë. 

Kur të vendos të bëj këtë hap të rëndësishem do jem unë e parà që e ndaj me ju, por për momentin me vjen mirë t'ju sqaroj që statusi im vazhdon të jetë i pandryshuar,”-ka shkruar Dani në Facebook.
 
Megjithatë këngëtarja shkodrane nuk ka mohuar lidhjen me italianin Françesko. 

elhaida dani

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)