Elhaida Dani nuk njeh humbje,
triumfon sërish në Itali

Elhaida Dani nuk njeh humbje, <br />triumfon sërish në Itali
Suksesi nuk ka të ndalur për këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.

Ajo ka kaluar me sukses dhe një tjetër fazë në spektaklin e muzikës “The Voice of Italy” duke i shpëtuar eliminimit.

Gara sa vjen dhe bëhet më e ashpër mes konkurentëve të këtij spektakli, por Elhaida ka dhënë maksimumin mbrëmjen e djeshme.



Shkodrania 19 vjeçare bën pjesë në grupin e të madhit Riccardo Cocciante, i cili i kishte besuar asaj këngën “Nessun Dolore”.

Ashtu si dhe në netët e kaluara trajnerët e vlerësuan punën e këngëtares, megjithëse nuk munguan dhe kritikat, të cilat janë normale në këtë fazë të spektaklit.



Elhaida, e cila është një këngëtare e pëlqyer nga publiku shqiptar, tanimë ka rrëmbyer dhe zemrat e adhuruesëve italianë.



Ajo njihet si fituese e edicionit të “Top Fest 2012” në televizionin Top Channel.



8/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin