Elhaida Dani prezanton hitet
e reja në një koncert në Shkodë

Elhaida Dani prezanton hitet<br />e reja në një koncert në Shkodë
Që pas fitores së edicionit të parë të “The Voice of Italy” këngëtarja shkodrane Elhaida Dani është rikthyer shpesh në Shqipëri duke performuar në lokale të ndryshme. Megjithatë këtë herë ajo ka vendosur të organizojë një koncert në vendlindjen e saj në Shkodër.



Ky është koncerti I parë që Dani realizon që pas triumfit në shtetin fqinj Itali. Koncerti do të zhvillohet në Teatrin Migjeni gjatë mbrëmjes së datës 3 maj. Në këtë event Elhaida do të prezantojë këngën e saj më të re “Kjo Që Jam” si dhe një duet me këngëtarin Alban Skënderaj, i cili është I ftuar në këtë koncert.

Të ftuar të tjetë që do të jenë edhe Arilena Ara, Ergi Dini, Enrika Derza, talenti i të cilëve është zbuluar në talentshoë të ndryshme në Shqipëri. Takimi në Teatrin Migjeni hap rrugën për një event të madh në të cilin Elhaida do të shoqërohet nga të ftuar të mëdhenj ndërkombëtarë, dhe ky event do prezantohet së shpejti. Dani duket mjaft entuziaste për këtë koncert dhe kjo dëshmohet në fotot e shumta që ajo publikon gjatë provave.




Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor