Elhaida ka ndarë me në edhe disa çaste nga realizimi i klipit të saj më të fundit “Baciami e basta” të realizuar në Itali. “Klipi është regjistruar në Milano ku me të vërtetë kam kaluar dy ditë të mrekullueshme për shkak edhe të personave që më ndihmuan për realizmin e klipit. Edhe personazhi i njohur Françesko Silvestri i cili është edhe kompozitori i këngës i cili më dhuroi këtë këngë që për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe,”-ka vijuar këngëtarja.
Ajo nuk mund të mos përmendte marrëdhënien me trajnerin e saj Ricardo Cocciante si dhe për projektet e një koncerti të madh në Tiranë. Qëndrimi i saj do të ishte i shkurtër për t’u rikthyer më pas aktiviteteve të tjera të cilat e presin në Itali, ku momentalisht ajo e shihte veten.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)