Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Kombëtarja shqiptare u eliminua nga EURO 2024. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka një falënderim për djemtë kuqezinj dhe rrugëtimin e tyre europian.
Rama shkruan se kombëtarja e kreu misionin e saj dhe u largua me kokën lart, për t’u rikthyer sërish me eksperiencën e vyer pas përballjes me 3 fuqitë e mëdha të futbollit.
"Faleminderit. Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të.
Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush", shkruan Rama.
Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024"
Në cilin vend të botës pritet koment nga kryeministri për rezultatet e ndeshjeve të futbollit të kombëtares? A nuk ka punë tjetër më të rëndësishme kryeministri? Me parë jep koment kryeministri se vetë trajneri...
PërgjigjuIKNI ME KOKEN LART THOTE RAMA,,SE DO TE MBULOJE VJEDHJET ne ministrine e sportit,,DHE MOSFINANCIMIN E FUTBOLLIT ME FONDW DHE TERRENE- FUSHA SPORTIVE QE KY BASHKE ME VELIAJN I KTHYEN NE PALLATE...PUSHT..
Përgjigju