Eliminimi për shkak të Italisë
thirrje në Turqi: Mos hani më pica

Eliminimi për shkak të Italisë<br />thirrje në Turqi: Mos hani më pica
Në Turqi bëjnë thirrje që të mos hanë më Pica dhe të bojkotojnë edhe produktet e tjera italiane. Humbja e Italisë ndaj Irlandës nuk është pritur mirë në shtetin turk sepse humbja e skuadrës së Contes nxorri jashtë Europianit Turqinë. 

Dhe në këtë mënyrë në një numër të madh mediash turke ka nisur një fushatë për të bojkotuar produktet italiane duke filluar nga picat:

Të mos e hamë më picën italiane ,ky është slogani i këtyre orëve në Turqi. Ne kemi qenë viktima të rregullores së UEFA-s dhe kjo formulë duhet të ndryshojë sa më shpejt shkruan ish-futbollisti i Kombëtares Ridvan Dilmen në gazetën “Sabah” dhe vijon: Portugalia vazhdon rrugën e saj në këtë Kampionat Europian pavarësisht se barazoi në të tre ndeshjet ndërsa ne dhe Shqipëria që e kemi fituar një takim kthehemi në shtëpi përfundon ish-futbollisti I Kombëtares turke.

Jo vetëm në media por edhe në rrjetet sociale janë shtuar thirrjet për të bojkotuar të gjitha produktet italiane.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë