Për herë të dytë në histori, kombëtarja e Bosnje Hercegovinës në futboll do marrë pjesë në grupet e një Kupe Bote. Të martën në Zenica skuadra boshnjake eiminoi Italinë pas penalltive, teksa do jetë pjesë e Grupit B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.

Pas përballjes që u mbyll pranë mesnatës, në Bosnje Hercegovinë ka 'shpërthyer' festa. Në qytetin ku u luajt ndeshja, Zenica, futbollistët festuan me tifozët, ndërsa festime ka pasur edhe në kryeqytetin Sarajevë dhe në gjithë vendin. Fishekzjarrë dhe mijëra njerëz në rrugë kanë bërë që pamjet të jenë fantastike.

Në konferencën për shtyp, trajneri Sergej Barbarez u ndërpre nga futbollistët, teksa festa nisi që në dhomat e zhveshjes. Pas finaleve të Botërorit 2014 në Brazil, kjo do jetë pjesëmarrja e dytë për Bosnje Hercegovinën në një Kupë Bote.