Ylli Manjani ka komentuar me ironi zhvillimet politike të fundjavës, duke e krahasuar skenën politike me një “orë mësimi” ku një zhurmë e vogël kthehet në krizë të madhe.
Në një status me tone satirike, ai tallet me retorikën e përditshme politike, skenarët për “rrëzim qeverie” dhe titujt bombastikë që shpesh prodhon debati publik.
Postimi i Ylli Manjanit:
Panoramë politike në weekend.
*****
Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit dmth.
-Mos qesh!
-Urdho?!
-Kërko falje!
-Do të nxjerr jashtë!
Hahahahahahahahahahahaha
Me këtë zhurmë në orën e mësimit plasi në PS, dmth. Do bjerë qeveria. Iku. Atë që se bëro Sajmiri, Iliri, Arbeni, Erioni, Belinda etj, e bëri Elisa me zhurmën në orën e mësimit...
Tani fillojnë bisedimet për qeveri teknike. Pëllump Pilinçi gati të marrë qeverinë tranzitore. Evi do marrë PD. Salianji në vetadministrim.
Rama dhe Berisha do ulin numrin e deputetëve nga inati i Elisës. Qorri sherr me Shehjan. Lapaj me leje të zakonshme. Të ulet numri i deputetëve!
Mediat gati titujt bombastikë. Muhamedi shpallet burim ekskluziv lajmi.
SPAK dhe Klodiana thellojnë hetimet për Belindën te telefonat e dynjasë.
Naftës iu bë nafta.
Hajt njat'jeta!
Të dielë të mbarë!
Një ditë më parë Kryeministri Rama mblodhi deputetët socialistë dhe ministrat në Pallatin e Brigadave.
Gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura raportohet teksa ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili mori fjalën deputetja Elisa Spiropali ka pasur një reagim përmes mimkës.
Në përshkallëzim të situatës ka bërë që të ndërhyjë edhe Rama duke ashpërsuar tonet ndaj Spiropalit.
“Mos më detyro të vij vetë aty të të nxjerr jashtë”, citohet të ketë thënë kreu i qeverisë.
Komente











