Elita Ziberi: Fama, më pëlqen 
ta fitoj me hapa të ngadaltë

Elita Ziberi: Fama, më pëlqen <br />ta fitoj me hapa të ngadaltë
Eshtë vajza e liderit të rock grupit të famshëm “Elita 5”, por që krahas babait të saj ajo ka grupin e vet muzikorë me të cilët performon që prej 10 vitesh. Bukuroshja e cila mban dhe emrin e grupit legjendar, Elita Ziberi sapo ka nxjerr klipin më të ri “Ndjenja që plagos”, një baladë që të bën ta dëgjosh herë pas here. Në këtë rrëfim për “Shqiptarja.Com”, bukuroshja tetovare tregon mbi karrierën e saj gjatë këtyre viteve, planet për të ardhmen, por e vë theksin edhe te fama, një gjë e tepreuar pasi edhe pse ka mundësitë nuk do të shpërthejë menjëherë.

Sapo keni publikuar klipin më të ri “Ndjenja që plagos”. Ka ndonjë dedikim të veçantë?

Ky projekt nuk i dedikohet askujt përvec publikut që ta dëgjojë dhe ta pëlqejë këngën tonë.

Elita, ke një kohë që këndon dhe mundësitë i ke, pse nuk shpërthen në skenë ashtu siç bëhen të famshme shumë femra?

Po, ka 10 vite që këndoj dhe me të vërtetë, por nuk më pëlqen të shpërthej menjëherë, dua çdo punë ta bëj ngadalë.

Cilët janë bashkëpunëtorët e këngës dhe sa jeni e kënaqur me këtë realizim?

Bashkëpunëtorët janë produksioni Frame In, kënga dhe teksti nga Vullnet Ibrahimi të cilët i falenderoj nga zemra se kemi punuar me qejf dhe na kanë pritur shumë mirë.

Ke plagosur ndonjë ndjenjë tw dikujt apo të kanë plagosur?

(Qesh), të themi se të dyjat.

Për të ardhmen e mendoni të vazhdoni si grup apo do të këndoni si solo artiste?

Kjo është veçantia jonë, që jemi si grup, nuk më pëlqen të jem solo këngëtare.

Përveç babait dhe ty, këndon dikush tjetër në familje?

Po kam dhe motrën e vogël Enisën e cila këndon shumë bukur.

Si e shikoni trendin për tu bërë të gjithë këngëtarë?

Mendoj se më përpara ka pasur më shumë vlera muzika që akoma sot e kësaj dite kur i dëgjoj ato këngë për mua janë hite që nuk vdesin. Kurse sot, në shumicën e rasteve e dëgjon një këngë dhe më kurrë nuk të kujtohet.

Merr propozime të çuditshme nga djemtë, pasi njihesh si bukuroshja e liderit të grupit “Elita 5”?

Propozime të çuditshme akoma jo (qesh).

Planet për të ardhmen, është e vërtetë se do të realizoni duet me Mc Kreshën?

Kemi shumë plane për të ardhmen! Këngë të reja, do të kemi gati dhe albumin, kam thënë se kam dëshirë të bëj një këngë me një reper dhe kam dashur që ai të jetë Mc Kresha, pasi është një nga repistët më të mirë. Por, çdo gjë le tia lëmë kohës.

elita ziberi


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes