Pasi Elon Musk mori kontrollin e plotë të kompanisë, Amber Heard vendosi të largohej nga llogaria e saj në Tëitter.
Edhe pse nuk konfirmohet informacioni, nëse Musk ka shkaktuar largimin e Heard nga rrjeti social, apo ka qenë një vendim i Heard, thashethemet thonë se ka qenë miliarderi ai që ka vendosur të mbyllë llogarinë e ish-yllit të "Aquaman".
Amber Heard, ish-bashkëshortja e Johnny Depp , ka qenë në një lidhje dashurie me Elon Musk pas ndarjes me yllin e “Pirates of the Caribbean". Romanca mes tyre ishte e përkohshme. Edhe gjatë gjyqit të famshëm mes Depp dhe Heard , u zbuluan disa detaje të marrëdhënies mes miliarderit dhe aktores.