Elton Deda rrëfen vitet e vështira si emigrant në SHBA: U shkëputa nga muzika dhe nisa një punë tjetër për 4 vjet

Elton Deda rrëfen vitet e vështira si emigrant në SHBA: U shkëputa nga muzika dhe nisa një punë tjetër për 4 vjet

Artisti i njohur Elton Deda

Artisti i njohur Elton Deda ka rrëfyer vitet e vështira të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një emisioni, ai u shoreh vitet e para nuk kishte dokumentacion të rregullt dhe i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të mbajtur familjen.

Më pas ai zbuloi se bëri një shkollë për IT, dhe zuri një vend pune në këtë fushë ku punoi për katër vite, i shkëputur totalisht nga muzika.

“Kryesisht vitet e para për sa kam qenë pa letra, emigracioni është gjithmomë i dhimbshëm. Është një proces shumë I gjatë psikologjik. Vitet e para punova me muzikë. Pastaj ra ekonomia dhe nuk po kishte shumë punë për muzikantë.

I thashë vetes time do bësh një gjë t’i krijosh familjes tënde të ardhura që djali të rritet për së mbari. Bëra shkollë për IT dhe pastaj gjeta punë, kam punuar për katër vjet. Kisha një rrogë shumë të mirë”, deklaroi ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë