Elton Deda në BunkArt:Intriguese
të këndoj ku u strehuan diktatorët

Elton Deda në BunkArt:Intriguese<br />të këndoj ku u strehuan diktatorët
Kantautori dhe pianisti i mirënjohur Elton Deda do të ngjitet në datën 20 janar, ora 21.00 për të performuar live në sallën e Kuvendit, në Muzeun "BUNK'ART1".

Gjithnjë i admiruar nga publiku, Elton Deda këtë herë do t’i japë vazhdimësi në ngjitje festivalit "Bunk Rock", i cili rezervon edhe një surprizë tjetër.

Deda shprehet se e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën për këtë festival të veçantë. 

"Ftesa ishte shumë interesante, ishte intriguese, sepse të mendosh që në një vend ku është një strehim antiatomik. Një strehim të cilin dikur Byroja Politike do të rrinte dhe pleqëronte derisa të mbaronin të gjitha mbetjet toksike dhe kimike që do kryenin fuqitë e mëdha. Populli i thjeshtë sigurisht që kishte mbaruar në atë kohë, ndërkohë që këta do shikonin filma të realizimit socialist dhe ndonjë film të Charlie Chaplin. Ideja është shumë e bukur, sepse pikërisht në këtë skenë ku do ndodhte ky lloj absurdi, unë si një nga pionerët e parë të muzikës rrok të cilët krijuan idenë se në Shiqpëri do të ndryshonin shumë gjëra...është shumë intriguese të këndosh në këtë skenë", thotë Deda. 

Më tej, Deda zbulon disa nga surprizat që do të performojë në sallën e kuvendit në Bunk'Art 1. 

"Unë kam ushtruar një repertor që ka këngë shqiptare, këngë nga të miat, disa covera të asaj periudhe, sigurisht kam përfshirë edhe disa covera botërorë. Mendoj që programi bëhet më i larmishëm, por shumica e këngëve janë të asaj periudhe. E kam organizuar me pak këngë 'pacifiste', pak këngë kundër luftës së Vietnamit, pra gjëra që kanë ndodhur në kohën e Luftës së Ftohtë", thotë kantautori Elton Deda. 

Elton Deda është një nga këngëtarët më të njohur dhe autor këngësh që janë kthyer në hite për publikun.

Lider dhe frymëzues i grupeve “Tingulli i Zjarrtë”, “Aneroid grup”, e më gjerë Deda ka krijuar disa albume interesante muzikore.

Për të ndjekur live këngëtarin organizatorët e festivalit garantojnë hyrjen falas.

Dhe për më tepër një autobus i linjës së Linzës do të jetë i disponueshëm në orën 20:15 pranë Kullës së Sahatit, për të shoqëruar pjesëmarrësit në BUNK’Art 1 dhe në orën 23:00 do t’i kthejë mbrapsht në qendër të qytetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë