Artistët debate me Margaritin për të drejtën e autorit, ministrja: Agjencitë abuzojnë. Kompozitorët: Turp, e duan me PPP

Ministrja e Kulturës Elva Margariti gjatë një dëgjese publike, të organizuar në Muzeun Historik Kombëtar, për ligjin “Për të drejtat e autorit” (2016) referuar kushteve që Shqipëria duhet të përmbush për Integrimin në Bashkimin Europian, të bëhen disa përafrime edhe në këtë ligj. Por, këto kërkesa nuk u pritëm mirë nga artistët, duke i konsideruar pjesë të fushatës elektorale.  Kompozitorët Robert Radoja, Enver Shëngjergj, Elton Deda dhe Miron Kotani kundërshtuan propozimet, duke u shprehur se kanë 30 vite me këto premtime boshe.

Elva Margariti: Sot jemi këtu për dispozitat që janë konstatuar në Ligjin për të Drejtat e Autorit, si problematika në lidhje me funksionimin e agjencive të administrimit kolektiv, roli i të cilave është themelor për zbatimin e të drejtave të autorit. Ne propozojmë që të ndryshohen ose saktësohen dispozitat lidhur me përfaqësimin e administrimit të të drejtave nga agjencitë e administrimit kolektiv, shmangien e konfliktit të interesit edhe saktësimin e mënyrës dhe ndarjes së tarifave edhe shërbimit të mbledhur ndaj agjencive të administrimit kolektiv.

Më tej Margariti i sheh me rëndësi këto ndryshime ligjore pasi kanë vënë re nga monitorimet e kryera, se në këto vite ka një mungesë transparence nga agjencitë.

Elva Margariti: Ka mungesë transparence në lidhje me tarifat e përdorimit të të drejtës së autorit edhe është konstatuar edhe një mungesë besimi e autorëve ndaj agjencive edhe ndaj MK. Përdoruesit nuk janë të qartë në detyrimet e tyre edhe përcaktimi i të drejtës së autorit.

Enver Shëngjergji: Jam ngrit nga shtëpia me dy paterica për respekt të institucionit të Ministrisë së Kulturës. Unë jam autor edhe dua shpërblimin tim. Këto që thoni ju i kam dëgjuar 300 herë në 30 vjet. A ka shtet këtu? Si është mundur që këto institucione duhet të paguajnë çdo gjë, edhe jo të drejtën e autorit. Ç’më duhen mua këto ligje, kur s’jeni në gjendje ju si shtet edhe MK që të detyroni institucionet që të paguajnë. Unë dua rezultatin. Marrë 200 mijë lekë të vjetra në vit. Është të tallesh. S’kam energji më.

Elva Margariti: Sot agjencitë bëjnë shpërndarje shumë të vogël në krahasim me të ardhurat që kanë.

Robert Radoja: Unë jam Robert Radoja, se di kush jeni ju. Nëse keni ardh për fushatë elektorale. Na lini. Deri sot shteti ka vjedh shtetin. Nuk ka paguar asnjë lekë. Asnjë agjenci. Nuk keni për të zgjidh asgjë.
Margariti: Agjencia që ju përfaqëson ka arkëtuar 29 miln edhe ju ka shpërndarë për 2019-n 2 mln e 900 mijë. Jam për t’ju vënë në dijeni, se agjencia që ju përfaqëson mbledh 20 mln lekë.

Artistët një zë-ministres:Turp, gënjen.

Robert Radoja: Kam qenë dëshmitarë.

Shëngjergji: Ku shkojnë lekët tona? Djersa jonë 45-vjeçare ku shkon?

Radoja: Agjencitë kanë dhënë ato që kanë.

Margariti: A keni dijeni sa mbajnë nga të ardhurat. Ka shumë hapësira nga ata që thonë se ju përfaqësojnë. Nëse nuk bëjmë ndërhyrjet e duhura, patjetër që do vazhdojnë që të abuzojnë.

Radoja: Ne këtu jemi për autorët, jo për agjencitë.
Radoja: Unë jam i vetmi njeri që kam marrë më pak nga të gjithë, se kaq kam prodhuar. Por thërrisni ata që u keni dhënë licencat, ç’punë kemi ne?

Margariti: Ndryshimet që po kërkojmë ne, kundërshtohen nga agjencitë jo nga Ministria. Nuk bien dakord për zgjedhjen e një drejtuesi të SUADA-s.
Margariti bëri publike shifra të tjera nga ato që artistët marrin çdo vit, edhe sipas saj shkeljet në kurriz të autorëve bëhen nga “Albautor” edhe jo nga ministria e Kulturës, që është vetëm rregullator në këtë rast. Ndërkohë që të ardhurat e Albautor të bëra publike janë vetëm 19 mln lekë, ministrja thotë që janë 29 mln lekë.

Shëngjergji: Unë marrë 220 mijë lekë, nëse rezulton që kam marrë 530 mijë lekë, për këtë duhet të përgjigjen përgjegjësit.
Financieri i Albautor: Është absurde kjo. Nuk është e vërtetë. Ne e kemi bërë publike pasqyrën financiare. Po ministria edhe institucionet tuaja pse paguan të drejtën e autorit? Ku e keni firmën në atë që po lexoni. Nuk është e vërtetë.

Enver Shëngjergji: Zonja ministre kjo listë që ju na tregoni nuk ka as firmë edhe as vulë.

Miron Kotani: 29 mln lekë në vit është shifër qesharake. Ne na intereson që ligji të zbatohet. Kjo është të tallesh me autorët. Pse nuk është zbatuar ligji i 2016-s? Si të ndryshojmë një ligj, kur nuk kemi zbatuar ligjet paraardhës. Duhet të shikojmë oqeanin, pastaj pikë e ujit në të. Kur nuk paguan shteti, çfarë do paguaj privati. Në ligjin e ri, që duhet bërë, duhet thënë që subjektet të paguajnë një tarifë të caktuar, këtë vendoseni në faturën e ujit dhe dritave. Nuk është çështje ligji, por është çështje vullneti politik.

Margariti: Jemi para faktit, se kanë mbledh dhjetë edhe keni marrë dy.
Kantautori Elton Deda, përfaqësues i Albautor, i cili braktisi dëgjesën duke e quajtur turp deklaratën e Ministres së Kulturës se të ardhurat vjetore të kësaj agjencie janë 29 mln lekë, kur ato janë vetëm 19 mln lekë për 2019-n, e sheh këtë dëgjesë për shkrirjen e 3 agjencive dhe favorizimin e një grupi të caktuar edhe jo për mbështetjen e artistëve

Elton Deda: Ky projektligj duhet të plotësohet, që në fund të fitojë MK edhe autorët. Ne si kemi ndërhyrë ndonjëherë MK, por MK po bën gjëra pa u konsultuar me ne. Duhet riparë tarifat, por as atë se kanë arrit as pas një viti e gjysëm. Ka shumë gjëra që MK duhet t’i rishikojë, ripunojë edhe pastaj të dalë. Se di pse ngutesh. Në momentin që ngulitesh, ke gjithmonë një mendje të ligë se diçka po luhet. Shkrirja e agjencive të autorit mund të hap dyert për të favorizuar një person, një grup interesi që nuk kanë fare interes për autorët. Një PPP.  Në këtë rast mund të abuzohet. Ka gjëra që nuk janë në favorizim të autorëve. Do ishte shumë mirë që një agjenci të funksionojë. Nuk është ky problemi, por mënyra si po bëhet kjo punë, ajo nuk do funksionojë dot. Se s’mund të shkosh lokal më lokal me letra me veta.


Në përfundim të dëgjesës ministrja e Kulturës u kërkoi artistëve që sugjerimet që kanë t’i depozitojnë pranë ministrisë së Kulturës, para se projektligji të kalojë për miratim në Parlament.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024