Pandemia 'i ul volumin' artistëve, revoltohet Elton Deda: 8 muaj pa punë, po shkojmë drejt falimentit

Pandemia 'i ul volumin' artistëve, revoltohet Elton Deda: 8 muaj pa punë, po shkojmë drejt falimentit

Për shkak të pandemisë muzika live dhe koncertet janë të ndaluara të zhvillohen pasi janë burim i përhapjes së COVID-19, por ky akti normativ i qeverisë ka bërë që këngëtarët të revoltohen pasi kanë ngelur pa punë. Pjesë e emrave që kanë reaguar është edhe muzikanti i njohur, Elton Deda i cili shpreh shqetësimin për veten dhe gjithë kolegët e tij të kësaj fushe, duke përmendur se tashme po hyjmë në muajin e 8 pa punë.

Ai shprehet se pjesa dërrmuese e artistëve sigurojnë të ardhurat kryesore të jetesës,duke punuar deri në orët e para të mëngjesit, në klube e bare të ndryshme, por sot nuk munden më dhe kjo sipas Dedës, jo për shkak të paaftësisë së tyre për të punuar, por sepse nuk lejohen.

Deda shprehet se qeveria në momentin që i la artistët pa punë duhet të mendonin edhe një mënyrë kompensimi , pasi edhe artistët paguajnë rregullisht taksat si të gjithë njerëzit e tjerë.

"Tashme, ne muzikantet ne Shqiperi e Kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme. Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin. Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite", shkruan Deda

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/09/2020 00:10

    Tani eshte koha te kompozoni muzike te re.Nuk do ishte keq te beni ndonje demo ne shqip per tregun e brendshem,ne anglisht per te jashtmin.Po te jeni te zote e te shkathet,dhe po te keni muzike te bukur,cilesore ,nuk do ishte keq te perpiqeni te lidheni me ndonje shtepi diskografike jashte,eshte pak e veshtire te cash ne tregun muzikor, por kete duhet ta kishit menduar 30 vjet perpara,jo te kenaqeshit e te mjaftoheshit me koncertet per shqipot,diasporen,apo me keq Akoma me klubet.

    Përgjigju
  • Njaziu: 26/09/2020 15:30

    Juve e hengret mire nga pandemia. Se dhe per te kursyer nuk keni kursyer se u mesuat qe beni jete te shtrenjt. Ik e shisni trupin tani se ate zanat keni bere perpara se te beheshit artist e artiste.

    Përgjigju
  • 1 pytje kam: 26/09/2020 14:49

    A I PAGUAN TAKSAT TI ZOTNI ???!!!! TI DHE SHUME TE TJERE SI PUNA JOTE???!!! Po ik mar b*le se ka njrz qe skane buke me hanger e ti ban qejf pernate,ankoheni per tetë muaj që i nxjerrni lekt per një jave kur këndoni ne shesh per partine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)