Elvana Gjata ka elektrizuar mbrëmë skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.

Ajo ka treguar mbrëmë pse është favoritja për të fituar Festivalin e Këngës në RTSH dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

E shoqëruar nga balerinët, ajo ka performuar këngën “Me Tana”.

Shumë fansa mendojnë se Elvana Gjata është këngëtarja që duhet ta fitojë festivalin dhe të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë ne Eurovizion.

Ajo u prit shumë mirë nga publiku, si në performancë fizixke ashtu edhe vokale.

Kujtojmë që mbrëmë është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e ‘Festivalit të Këngës’, ku artitstët performuan live këngët e tyre me të cilat po konkurrojnë.