Elvana Gjata ‘piratohet’ nga 4 
adoleshentë, i vjedhin privatësinë

Elvana Gjata ‘piratohet’ nga 4 <br />adoleshentë, i vjedhin privatësinë
Këngëtarja Elvana Gjata është bërë pre e piratimit në rrjetet sociale dhe në adresat e saj personale. Katër të rinj, të cilët aktualisht po hetohen në gjendje të lirë, kanë mundur të depërtojnë në adresat personale të këngëtares, duke i vjedhur të gjitha fotografitë, videot e mesazhet që dispononte në adresat e ndryshme të rrjeteve sociale dhe në email e aparatin celular.

Ka qenë pikërisht, këngëtarja e cila e ka denoncuar këtë fakt, pasi ka vërejtur mungesën e fotove në rrjetet sociale. Për këtë arsye, ajo i është drejtuar policisë së shtetit, ku burimet thonë se ka komunikuar edhe me ministrin e brendshëm, i cili ka vendos ekspert kibernetik në dispozicion të saj.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë, pas 5 ditë nga zhdukja e fotove e videove, ka arritur të gjej autorët e kësaj vjedhje, duke identifikuar 4 adoleshent të moshës 15 vjeçare. Menjëherë është ndërhyrë duke i shoqëruar të rinjtë në polici e prokurori së bashku me prindërit dhe i kanë kthyer të gjithë fotot e videot e marra.

Nuk dihet nëse ndonjë nga fotot e saj intime apo videot mund ti kenë ruajtur apo shpërndar në ndonjë adresë tjetër. Por gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar një gjë të tillë. Për veprimin e tyre criminal, prokuroria ka proceduar 4 të rinjët në gjendje të lirë për akuzën e “hyrjes së pautorizuar kompjuterik” në bashkëpunim.

Sipas policisë, të rinjët kishin arritur të thyejnë pasëordin e adresave (INCLUDE) duke përdorur pyetjen e sigurisë, ku Elvana Gjata kishte shkruar pyetjen e sigurisë, “kur të rritesh çdo të bëhesh”? dhe përgjigjia ishte “këngëtare”. Gjetja e kësaj përgjigje ka bërë që të rinjët të hynë në adresat e saj dhe të përvetësojnë të gjitha fotot e videot e saj.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës