Duket se ky ka qenë viti më me fat për këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Pas fitores në “Dancing With The Stars”, Gjata ka arritur të fitojë dy çmime në “Balkan Music Awards”.
Ka qenë faqja zyrtare në Facebook e “Threedots Production” ajo që ka bërë të ditur këtë lajm.
" “BMA" shpall Elvana Gjatën fituese te 2 cmimeve shumë të rëndësishme. Kënga "Afër dhe Larg" është zgjedhur si kënga më e mirë shqiptare për vitin 2011, ndërsa videoklipi i saj, si më i miri në të gjithë Ballkanin!”- është shkruar nga ata.
Elvana Gjata është këngëtarja e parë e cila arrin të fitojë në këtë kompeticion ballkanik.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com