Elvis Rroshi prezanton Ahmetajn:
Deputeti i ardhshëm i Kavajës

Elvis Rroshi prezanton Ahmetajn:<br />Deputeti i ardhshëm i Kavajës
KAVAJË- Ish kryetari i  Bashkisë Kavajë ka prezantuar pasditen e djeshme ministrin Ahmetaj si deputetin më të ri të këtij qyteti.

Pavarësisht se lista me kandidatët dalin në maj, në takimin me strukturat e partisë së Kavajës, Rroshi e bëri fakt të kryer kandidimin e ministrit të financave në këtë zonë.  

Por vetë Ahmetaj është treguar disi më i rezervuar duke pohuar se është i deleguari i partisë në Rrogozhinë e Kavajë për përgatitjen e zgjedhjeve, gjë që zakonisht përkthehet në deputet të zonës.

"Sonte të gjithë strukturat e Partisë Socialiste të Kavajës jemi mbledhur për të bërë një prezantim të deputetit tonë të ardhshëm ministrit Ahmetaj", u shpreh Rroshi.
 
"Unë jam kordinator i PS, i dërguar nga kryesia për Kavajën dhe Rrogozhinën. Kavaja për mua në mandatet e kryetarit të Bashkisë së zotit Rroshi ishte një surprizë qoftë për PS qoftë për Shqipërinë" deklaroi Ahmetaj.

Rrethi i Kavajës bën pjesë në Qarkun e Tiranës . Në 2013-n Ahmetaj doli deputet në Gjirokastër prej nga ku ka dhe origjinën.

Por dalja në krah të ministrit të financave me kreun e Bashkisë së Kavajës ka sjellë dhe reagimin e kreut të opozitës Lulzim Bashës i cili e ka cilësuar si një skandal politik  dhe shkatërrim të  procesit të dekriminalizmit. 

"Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit. Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit", shkruan Basha.

Elvis Rroshit i është hequr mandati nga KQZ pasi e prekte ligji i dekriminalizmit. Ish- kreu i bashkisë së Kavajës nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin e tij në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge.

[gallery]20910[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS