Elysée: Më 16 - 17 tetor, Macron në vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri

 Elysée: Më 16 - 17 tetor, Macron në vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri

Kryeministri Rama dhe Presidenti francez, Macron gjatë samitit të zhvilluar në Tiranë

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë vizitën e parë dypalëshe të një presidenti francez në Shqipëri më 16 dhe 17 tetor, pas një samiti për Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot pallati presidencial, Elysée.

Samiti i ashtuquajtur Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, synon të promovojë dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë, ai do të fokusohet veçanërisht në tensionet e ripërtëritura midis Serbisë dhe Kosovës, skenën e 24 shtatorit të përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe një komandoje paraushtarake të armatosur rëndë, të përbërë nga serbët e Kosovës.

Emmanuel Macron takoi sot, në kuadër të një samiti evropian në Granada (Spanjë), presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai u bëri thirrje atyre që të ”vazhdojnë shpërshkallëzimin dhe organizimin e shpejtë të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës”, një zonë me shumicë serbe, e tronditur rregullisht nga tensionet.

Përveç vendeve të rajonit, në Procesin e Berlinit janë përfshirë edhe nëntë shtete anëtare të Bashkimit Evropian (Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Sllovenia dhe Polonia) si dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në fund të samitit, Macron do të nisë një vizitë dypalëshe duke vënë në pah ”dinamikën shumë pozitive të marrëdhënieve franko-shqiptare”.

”Do të jetë një çështje e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në aspektin e tranzicionit energjetik, por edhe bashkëpunimi kulturor dhe arsimor, veçanërisht i madh midis dy vendeve”, thekson Elysee/ata/

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘Reporterët Pa Kufij’: Liria e shtypit në botë kërcënohet nga politika! Shqipëria bie me 3 vende, Kosova me 19-të

‘Reporterët Pa Kufij’: Liria e shtypit në botë kërcënohet nga politika! Shqipëria bie me 3 vende, Kosova me 19-të