“Dancing with the stars” rikthehet në “Vizion Plus” në fillim të tetorit dhe si pjesëmarrës po përfliten emrat e personazheve më të njohur shqiptarë.
Në qershor të vitit të kaluar, fituese u shpall këngëtarja Elvana Gjata, e cila bashkë me kupën arriti të fitojë një apartament luksoz në Tiranë.
Të shohim kush do ta rrëmbejë trofeun këtë herë, teksa enigmë mbeten edhe emrat e prezantuesve, pas largimit të Krastës në Agon Channel.
(J.H/shqiptarja.com)