Embëlsirë e shpejtë me oriz dhe fruta të thata

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz
  • 3 gota ujë për zierjen e orizit
  • 1 gotë sheqer
  • 1 shkop kanelle
  • 1 lgj rrush i thatë
  • 1 lgj boronicë
  • 1 lç kanellë
  • 1 lgj arra

Përgatitja:

Ziejmë orizin, shtojmë sheqerin dhe të gjithë produktet e tjera. E presim të ftohet dhe e shërbejmë pudrosur me kanellë dhe arra të grira.