Ëmbëlsirë me bukë dhe fruta

Përbërësit:

  • Bukë e prerë në kubikë
  • 4 kokrra vezë
  • 1 kupë qumësht
  • Kanellë pluhur
  • Sheqer ose ëmbëltues sipas dëshirës
  • Fruta të freskëta ose të thata

Përgatitja:

Presim bukën në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një tavë të vogël furre. Në një tas rrahim vezët me qumështin, pak kanellë dhe sheqer (nëse dëshirojmë). Hedhim masën mbi bukën në tavë dhe e përziejmë lehtë që buka të thithë qumështin. Sipas dëshirës shtojmë copa frutash brenda ose sipër. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta.