Ëmbëlsirë me fruta, pa yndyrë, pa gluten, pa sheqer nga zonja Vjollca

Ëmbëlsirë me fruta, pa yndyrë, pa gluten, pa sheqer

Përbërësit:

250 gr miell orizi

3 të bardha veze

100 gr mjalt

170 gr kos

1 limon ( lëkura)

1/2 gotë qumësht

pluhur pjekës

kumbulla

Përgatitja:

Në një tas vendosim të bardhat e vezëve, një majë kripë dhe I rrahim me rrahëse eletrike deri sat ë na formohet një merengë e lidhur.  Shtojmë mjaltin duke ruajtur pak dhe vazhdojmë përzjerjen. E lëmë merengën mënjanë. Në një tas tjetër vendosim kosin, mjaltin e mbetur dhe I përziejmë mirë sëbashku. Shtojmë lëkurën e 1 limoni, qumështin, miellin e situr, pluhurin pjekës dhe vazhdojmë përzjerjen me rrahëse elektrike. Shtojmë pak nga pak merengën tek brumi duke e përzjerë sa herë shtojmë merengën në brumë. Në një tas tjetër vendosim kosin, mjaltin e mbetur dhe I përziejmë mirë sëbashku.Shtojmë lëkurën e 1 limoni, qumështin, miellin e situr, pluhurin pjekës dhe vazhdojmë përzjrejen me rrahëse elektrike. Shtojmë pak nga pak merengën tek brumi duke e përzjerë sa herë shtojmë merengën ne brumë. Në një tepsi 25 cm x 30 cm. Shtojmë një letër pjekje nivelojmë brumin në tepsi fillimisht hedhim 1/2 e brumit shpërndajmë 1/2  e kumbullave e mbulojmë brumin e mbetur. Në fund dekorojmë ëmbëlsirën me kumbullat e mbetura. E spërkasim me pak lëkurë limoi të grirë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 min.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan