Koçi: Meta po çon 'ushtarët' e tij në 'Kushtetuese', për t'i shpëtuar shkarkimit! Më mirë të betohesh te parukierja se te Gjiri i Lalzit

TIRANË- Të gjitha lëvizjet e Presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, për zv. ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi janë tregues se po bën gjithçka për t'i shpëtuar shkarkimit. Mazhoranca ka nisur prej disa muajsh procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese, çka sipas Koçit, është e qartë se Meta po kërkon që të vendosë "ushtarët" e tij në këtë Gjykatë, për të votuar kundër.

Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Denis Minga, zv. ministri e quajti një tentativë e Metës për të krijuar idenë e një krize juridike, por sipas tij e gjitha kjo vjen si pasoja personale dhe politike të presidentit.

"Tentativë për krizë juridike, për interesa personale dhe politike. Nëse Meta do të shkarkohet, kjo do t'i shkojë GJK. Meta po zgjedh që të mbrojnë interesat e tij personale që të mos shkarkohet", tha mes të tjerave Koçi.

Ai i është përgjigjur me ironi deklaratës së zëdhënësit të Presidencës, i cili tha se "askujt nuk i ndalohet që të te noteri apo edhe parukierja".

"Mund të betohet në parukeri ose në Gjirin e Lalzit. (...) Kur presidenti të mbyll derën (referuar kandidaturës së Arta Vorpsit) është zgjedhur kjo mënyrë betimi e cila mesa duket ka një vlerë logjike. Duhet të bëhet betimi presidenti,por kur presidenti të mbyll derën, a vlen një formulë e tillë te noteri. Xhaferllari, Meta ka shkelur Kushtetutën. Mori vendim jashtë afatit dhe nuk ka zgjedhur nga lista e 3 të parëve, por ka zgjidhur të 4. Synon që gjykata Kushtetuese të mos formohet", vijoi më tej Koçi.

Koçi risjellë në vëmendje deklaratën e ndërkombëtarëve që mbështetën emrat e porpozuar nga mazhoranca për Gjyktën Kushtetuese. Koçi shprehet se ky është një tregues i pastër se ndërkombëtarët kanë mbështetur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe jo Metën.

"Për aq kohë sa e mbështetën dy anëtarët e kuvendit, atëherë ka hedhur poshtë pretendimin e Metës për radhës. Po të kishin gjykimin se Kuvendi e ka tepruar me dy, do bënin një deklaratë shumë të thjeshtë. Por kanë plotësuar plotësimin me dy vende nga një organ,që do të thotë se do përshëndesin edhe veprimin e Metës. Pra kanë ndjekur logjikën e KED-së. Nuk jemi në situatën që GJK është e krijuar dhe duhet ndjekur radhë", përfundoi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 15/11/2019 10:02

    Edhe çka duhet duhet me veprua jashteligjshem e jasht Kushtetutes dhe interest te popullit ky president qe, t'i merret besimi I huazuar-tregtuar me voten e Kuvendit?!Vertet ky ehte presidenti me shkatrues dhe mer mosperfilles I Kushtetutes se Sqhiperise dhe popullit shqiptar.Ky president qe " bashke me gruan vajton deri ne protestim, per varfri te popullit",Por, kur mbaron "Protesten dhe ndal vajin" Pushon qet ne G jitin e Lazit.

    Përgjigju
  • Tao: 14/11/2019 23:11

    ILIRI ESHTE BISHE POLITIKE DO TI HAJE TE GJALLE TE GJITHE KUNDERSHTARET DUKE PERFSHIRE EDHE SHEFIN E DVORANIT

    Përgjigju
    • Toni: 15/11/2019 12:19

      Bishë politike e quan Ilir hajdutin o i shkretë? Paske rrëshkitur fare...

  • O tej: 14/11/2019 19:45

    Iliri eshte betiar ne shalet e baxhell Monikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja