Emërimi i ish-Sekretares së PD, Jola Hysës në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit është korruptim i opozitës nga Edi Rama, shprehet Berisha. Sipas tij, kryeministri ka politikë kryesore rrënimin e opozitës, ku në këtë pikë ka edhe njerëz që shiten e blihen.

“Në një narkoshtet të bazuar në drogën, korrupsionin dhe vjedhjen, natyrisht korruptimi i opozitës, burgosja e opozitës, rrënimi i opozitës është politikë kryesore e diktatorit Edi Rama. Në këtë kuadër gjenden edhe individë që shiten dhe blihen sipas tregut të qeverisë. Por i sigurt të jesh që opozita qëndron më e vendosur dhe më e pamposhtur se kurrë sot ndaj tij dhe e gatshme të bëjë gjithçka për largimin e tij nga pushteti. Kjo pa asnjë dyshim. Por, një njeri që bazon qeverisjen në akte të tilla, tregon se sa primitiv është si njeri. Megjithatë, unë i përshëndes ata socialistë që dogjën dokumentet e partisë së krimit dje. Ata provuan që nuk kanë lidhje me krimin. U distancuan. Edi Rama përpiqet në çdo variant, por në fakt është absolutisht i pashpresë. Është një kufomë e pakallur. Do kallet politikisht”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur! Ka si qëllim shpopullimin