TIRANË-Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar sot Ardian Dvoranit që të zgjedhë për të vijuar karrierën mes 6 gjykatave pas shpalljes së mbarimit të mandatit si gjyqtar i gjykatës së Lartë;
Gjykata e Apelit Tiranë
Gjykata e Apelit Administrativ
Gjykata e Apelit Durrës
Gjykata e Apelit Korçë
Gjykata e Apelit Gjirokastër
Gjykata e Apelit Shkodër
Më herët ReportTV kontaktoi me vetë Dvoranin i cili u shpreh se nuk është njoftuar se emërimi i tij ishte në rendin e mbledhjes së sotme dhe për më tepër nuk është njohur nga KLGJ as me listën e vendeve vakante.
"As më kanë njoftuar që sot do mblidhen e që në rend të dites është dhe emri im. KLGJ ende s'më ka sjellur listën e vendeve vakante në gjykatat e apelit ku më takon të emërohem. Jam në pritje të KLGJ të më sjell listën me vakancat e shpallura", tha Dvorani.
Më 11 qershor Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, njëkohësisht edhe si kryetar të KED-së.
Sipas ligjit ish-gjyqtari i lartë, ish-kryetari i gjykatës apo ish-kryeprokurorët rikthen në vendin e mëparshëm të punës ose gjykatën e Apelit, ashtu si Arta Marku, por ka pasur edhe thyerje si në rastin e Ina Ramës që KLD-ja nuk e riktheu, derisa u bë gjyqtare e Kolegjit të Apelimit.
Aman cojeni ku do ndertojini nje piramide egjiptiane ne gjykate per pas vdekjes
PërgjigjuO legena na moret shpirtin.
Përgjigju