Bursë për nxënësit që humbën familjarët nga tërmeti,emërohet drejtori i ri i Cirkut, zgjaten pushimet për administratën (Vendimet e qeverisë)

Bursë për nxënësit që humbën familjarët nga tërmeti,emërohet drejtori i ri i Cirkut, zgjaten pushimet për administratën (Vendimet e qeverisë)

TIRANE-Qeveria në mbledhjen e sotme që është e fundit për këtë vit ka marrë disa vendime të rëndësishme. Përpos vendimeve për shpërblimet për pensionistët dhe draftit për amnistinë janë miratuar edhe disa të tjera. Premtimi i bërë pak javë më parë tashmë është bërë realitet për nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, që humbën anëtarë të familjes si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, pasi do të përfitojnë bursë në masën 15 000 lekë në muaj.

Ndërkohë që është miratuar edhe një rishpërndarje fondesh, Ministrisë së Ekonomisë i janë hequr 300 mln lekë duke i kaluar Ministrisë së Shëndetësisë. Këshilli i Ministrave gjithashtu ka miratuar emërimin e drejtorit të ri të Cirkut Kombëtar. Ai do të jetë Ilirjan Gjini, që zë vendin e Saimir Çilit. Një tjetër vendim i marrë sot ka qenë edhe zgjatja e ditëve të pushimit për administratën. Përveç datës 1 dhe 2 janar shtohet si ditë pushimi edhe data 3 Janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Qeveria zgjat ditët e pushimit për administratën për Vitin e Ri

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave  vendosi që datën 3 janar 2020, që i bie ditë e premte ta shpallë pushim për administratën publike. Pra përveç datës 1 dhe 2 janar shtohet edhe një tjetër ditë pushimi. Kjo do të thotë që pushimet për Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e administratës publike të nisin nga 31 dhjetori dhe të vazhdojnë deri më 6 janar. Dita e premte që do të bëhet pushim do të zëvendësohet nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ora 18:21
Nxënësit që humbën familjarët nga tërmeti bursë 15 mijë lekë në muaj (VENDIMI)

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar edhe një tjetër vendim për të prekurit nga tërmeti. Sipas vendimit, nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, anëtarë të familjes së personave që kanë humbur jetën ose janë shpallur të zhdukur në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019 përfitojnë bursë në masën 15 000 lekë në muaj.

Ora 18:20
I hiqen 300 mln lekë Ekonomisë dhe i kalojnë Shëndetësisë

Qeveria ka miratuar një rishpërndarje fondesh nga buxheti i vitit 2019 ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i hiqet fondi 300 milionë lekë dhe i kalohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

V E N D O S I:
1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2019 të bëhet rishpërndarja e fondeve, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë t’i pakësohet fondi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh në programin buxhetor “Sigurimi shoqëror”, të buxhetit të shtetit, për shpenzime korrente, në artikullin 604, “Transfertë nga buxheti i shtetit në buxhetin Institutit të Sigurimeve Shoqërore”;

b) Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale t’i shtohet fondi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh në programin buxhetor “Përkujdesi social”, për shpenzime korrente, në artikullin 606, “Transfertë për buxhetet familjare dhe individët”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Ora 18:14
Zgjatet afati/ AKSHI-i te 'Godina e Inovacionit' deri më 31 dhjetor 2021

'Godina e Inovacionit' që  i ka kaluar qeverisë në 2017 do të jetë në funksion të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) deri në 31 Dhjetor të vitit 2021. Sipas vendimit të 2017, 'Godina e Inovacionit' do të ishte në funksion të AKSH-it deri në fund të këtij viti, por tashmë është zgjatur me dy vite, deri në 31 Dhjetor të 2021. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave.

Vendimi i plotë
Një ndryshim në vendimin nr.607, datë 27.10.2017, të këshillit të ministrave, “për kalimin e mjediseve të ndërtesës “godina e inovacionit” në përgjegjësi administrimi të agjencisë kombëtare të shoqërisë së informacionit (akshi)”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.607, datë 27.10.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… deri më 31 dhjetor 2019…” zëvendësohen me “… deri më 31 dhjetor 2021 …”.

2. Ngarkohen Kryeministria, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës