Kryeministri i Serbisë shprehet "i tronditur" nga plani i Hungarisë për ngritjen e një gardhi kufitar, i cili do të shërbejë për të mbajtur jashtë emigrantët. Aleksandër Vuçiç tha se katër metra gardh "nuk është zgjidhja" për parandalimin e emigrantëve që hyjnë në Hungari nga Serbia.
 
Autoritetet hungareze njoftuan planin, duke thënë se muri do të kalojë gjatësinë prej 175 km, i vendosur si  kufi midis vendeve.
 
Ministri i jashtëm Peter Szijjarto tha se Hungaria nuk mund të presë që BE-në të gjejë një zgjidhje për emigracionin.
 
Duke folur në një TV gjatë një vizite në Oslo, zoti Vucic është shprehur: "Unë jam i befasuar dhe i tronditur nga vendimi i marrë nga Hungaria, ne do ta diskutojmë shtruar këtë vendim me kolegët tanë hungareze..
"Ndërtimi i mureve nuk është zgjidhje. Serbia nuk mund të jetë përgjegjës për situatën e krijuar nga emigrantët, ne jemi vetëm një vend transit. 


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)