Pas mbarimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë marrë sërish rrugën e kthimit në vendet ku ata jetojnë e punojnë prej vitesh.Por kjo gjë ka sjellë rradhë të gjata në Muriqan, pikën e Kalimit kufitar mes Shqipërisë e Malit të Zi, e më tej në vende të ndryshme të Europës.

Në këtë pikë kufitare policia shqiptare është duke punuar me 6 sportele, 4 në dalje dhe 2 ne hyrje, por rradhët kanë ardhur duke u shtuar.
Ndërkohë burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se gjatë 48 orëve të fundit mbi 6000 përsona kanë dalë nga kjo pikë kufitare.
Pavarësisht masave qytetaret ankohen si pasojë e pritjeve të gjata.E ndërkohë pjesa më e madhe janë emigrantë që kthehen në vendet e punës, por nuk mungojnë edhe të huaj apo qytetarë që ikin për fundjavë në Mal të Zi, apo më tutje.

Efektivët e policisë kufitare bëjnë të ditur se fluksi është krijuar që të shtunën në mëngjes, me datë 2 Janar pasi ka pasur një dyndje të madhe të emigrantëve që duhen të kthehen drejt vendeve të tyre ku jetojnë e punojnë.
Situata e fluksit të udhëtarëve në Pikën Kufitare te Muriqanit që lidh vendin tonë me Malin e Zi është fenomen që përsëritet çdo vit, veçanërisht në sezonin e festave të fundvitit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com