Emigrantët shqiptarë, komuniteti i
dytë mysliman më i madh në Itali

Një studim i publikuar së fundi nga Fondacioni i Pavarur i Studimeve Multietnike ISMU, tregon se shqiptarët janë pas marokenëve. Aktualisht, në Itali gjenden 1 milionë e 700 mijë persona të besimit mysliman. Ata përbëjnë pothuajse 1/3 e mbi 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Itali.

Në vendin fqinj jetojnë 271 mijë emigrantë shqiptarë të besimit mysliman, megjithëse numri i shqiptarëve është më i lartë duke përfshirë edhe dy besimet e tjera fetare.

Në vendin e tretë janë emigrantët me origjinë nga Bangladeshi, ndjekur nga tunizianët, egjiptianët, pakistanezët etj. Ndërsa emigrantët me origjinë kosovare të besimit mysliman në Itali renditen në vendin e 9 me rreth 49 mijë persona.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali jetojnë 490 483 emigrantë shqiptarë, rreth 100 mijë prej të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane e gëzojnë të drejtën e dy nënshtetësisë./Dita

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!  (VIDEO)

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)