Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë në një intervistë për Report Tv thotë se vota e emigrantëve do të ndryshojë mënyrën se si do të bëhet fushatë në Shqipëri.

Gjatë intervistës për gazetarin Andi Kapxhiu, në emisionin ‘Shtypi i Ditës’, Haçkaj u shpreh se kur të zgjidhjet kjo votë oferta politike do të ndryshojë. Për Haçkajn, Lëvizja për Diasporën, kërkon që mos të ketë vende të caktuar në Kuvend për to, por të përfaqësohen në bazë të interesave dhe shqetësimeve që ato kanë.

'Duke dashur të jep pozitiv më lejoni të përmend diçka pozitive është nënshkruar marrëveshja e nisjes së ndërsjellë të pensioneve. Kjo është diçka pozitive. Një që na vret më shumë është ikja masive e shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe. Ne mundohemi të nxjerrim ku janë problematikat që njerëzit ikin. Në si lëvizje jemi fokusuar tek shqiptarët e Shqipërisë. Shqiptarë të Shqipërisë janë 1.7 mln në diasporë dhe nga këto 1.4 mln me të drejtë vote. Kemi pastaj dhe ikjet masive që sigurisht nuk figurojnë në këto statistika. Minimum 500 mijë kanë ikur 10 vitet e fundit. Aty kanë qenë dy pika tek padia e jonë që nuk u mundësua vota e diasporës dhe cenimi i të drejtës. Ju hoq e drejta për 500 mijë shqiptarët.

Një shtet diaspore si i joni duhet të ketë fushatë edhe jashtë. Kur të zgjidhet kjo votë oferta politike duhet të ndryshojë. Nuk mund tu flitet njëlloj. Ne ngulim këmbë sesi do të votohet. Shumica e vendeve që kanë diasporë të madhe e kanë siç e kemi në sot. Në dëshirojmë mos të ketë vende të caktuar në parlament, për 3 vende ta zëmë. Nuk duam këtë. Jo një zonë e veçantë në Kuvend. Jemi në një linjë. Ne kemi të drejtë vote dhe atë nuk na e heq njeri. Diaspora mban në këmbë ekonominë shqiptare me remitancat. Duhet të flasim për remitanca sociale duke i mbajtur njerëzit me të mira. Vendimet e mëdha na prekin edhe neve. Nuk qëndron argumenti që ne jetojmë këtu dhe nuk na prekin. Ne fokusohemi teksa shqiptarët që kanë lidhje me direkte me Shqipërinë. Janë shqiptarë që kanë banime jashtë vendit. Procesit i votimit do të jetë për çdo shqiptar që dëshiron të votojë.’- u shpreh Haçkaj.

Sa i takon amnistisë fiskale, Haçkaj tha se është diçka për të pastruar paratë, pasi nuk ka emigrant që të fitojë me punë të ndershme 2 mln euro.

‘Jam totalisht kundër për amnistinë fiskale. Bëhet fjalë për shuma në 2 mln euro. Më thoni sa emigrantë njihni duke punuar me punë të ndershme që të bëjnë aq shumë punë. Kemi frikë se është diçka për të pastruar para. Nëse ka përmirësim nga ana ligjore.’- tha Haçkaj.

E drejta e emigrantëve për të votuar u shkel në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ndaj politika duhet të garantojë ndryshimet ligjore për ta bërë këtë gjë të mundur brenda  një viti. Kështu bëri me dije Gjykata Kushtetuese, ndërsa ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’. Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se është konstatuar cenimi i së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. Ndaj Kushtetuesja urdhëron detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim lidhet vetëm me zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë që zgjedhjet e 2025 do të bëhen me votën e emigrantëve.