Emigranti i karantinuar në hotel: Në Gjirokastër 2 mijë lekë sufllaqja, i bie të dal të bëhem vrasës me pagesë! (VIDEO)

Një tjetër shqiptar në mesin e 22 personave që po qëndrojnë në hotel në Gjirokastër të karantinuar me detyrim pasi kanë ardhur nga Greqia pasi ishin mbyllur kufijtë, thotë në një komunikim për Report Tv se nuk po munden të përballojnë çmimet e ushqimit. Një sufllaqe në Gjirokastër thotë ai - kushton 200 lekë të rinj. Pëllumb Kadiu në një bisedë telefonike me gazetaren Aida Tancica, tha se ka shkuar në Itali më datë 1 janar pasi një kushëri i tij ishte sëmurë. Prej andej ka shkuar në Greqi ku është karantinuar 14 ditë në karantinë.

"Një të ardhur këtu, më morën me këta më thanë bëj 14 ditë. Unë jam vetë i 4 familjar dhe kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe unë marr 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Ku t'i marr ato lekë, të paguaj hotelit, të ha të pi. Kështu i bie të dal të bëhem vrasës me pagesë a diçka tjetër. Ai i fast food thotë 2 mijë lekë një sufllaqe e një sanduiç", shprehet Kadiu duke thënë se në kufi është detyruar të paguajë një dokument ku merr përsipër të paguajë shpenzimet e hotelit, pasi ndryshe nuk e lejonin të kalonte kufirin.  


Lajmi kryesor:

22 emigrantë karantinuar në hotel në Gjirokastër: 200 lekë sufllaqja, s'kemi më kursime! Rron robi me një bukë 5 ditë?!


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm