Emigranti investon në vendlindje, sjell hipizimin në Korçë! Myrtollari: Është sport që të jep adrenalinë, kam ëndërr të krijoj një klub hipizmi që të nxjerr kampionë shqiptarë

Hilmi Myrtollari pas suksesit në Greqi si sportist është kthyer në vendilindjen e tij, duke hapur hipodrom në Turan të Korçës, ku stërvit të rinjtë në sportin e hipizmit dhe ofron guida turistike me kuaj. Lidhja e tij me kuajt është e hershme, një marrëdhenie reciproke me të cilën merr dhe dhuron dashuri.

"Fillimi nuk ka qenë i vështirë, sepse jam rritur me dashurinë për kuajt duhet ta ndjejë njeriu dashurimë për kalin dhe kali për njeriun sepse ka diçka shumë të përbashkët".

Hilmi Myrtollari ka qenë emigrant për shumë vite në Greqi, aty është bërë profesionist në sportin e hipizmit dhe ka fituar disa herë titullin kampion në Selanik.

"Kam 30 vite që merrem me kuajtë. ndërsa si profesionist 20 vite që jap mësime për nxënësit. kampion kam dalë në 2010 dhe 2011 në shtetin grek në Selanik. Kam dalë kampion në gjithë Greqinë e Veriut".

Një shtëpi kuajsh në vendin e tij është ëndrra e kthyer tashme ne realitet për Hilmiun. Prej 6 muajsh ne Turan te Korçes ai  krijuar "Shtëpinë e kuajve" brenda së cilës kalon pjesën më të madhe te ditës. Ky është ambienti më i dashur për të nga i cili e ka te pamundur te shkëputet .Cdo mengjes fillon me pastrimin ,ushqimin dhe perkujdesjen per to.

"Ëndrra ime ka qenë të realizoj këtë që kam bërë në Shqipëri. Këtu kemi disa raca të ndryshme, tani po i zgjedhim disa raca të urta, që të jenë miqësor me njerëz. Kemi kuaj për të mësuar fëmiëjt kemi dhe kuaj për guidat turistike".

Hilmi Myrtollari kalon orë të tëra duke u kujdesur për kuajtë në fermë si dhe duke i stërvitur në pistë.

"Kali ka gjithçka të veçantë është i ndjeshëm ndaj njeriut, i përgjigjet urdhrave të tua, ti do të kalosh pengesat, ai e kalon. sa të shikon ndryshon komplet, është kafshë e veçantë.

Nis me pastrimin, me kalërimin, çdo ditë bën gjëra të ndryshme, edhe këtu jashtë në pistë i jep karota dhe ai të ndjek nga pas".

Në këtë fermë janë 15 kuaj të racave të ndryshme, kryesisht për për të ushtruar hipizmin.

"Kjo është racë gjermane e kemi marrë para një viti dhe tani na bëri këtë të voglin, ishte surprizë. Kjo racë kali është për pengesa, për në pistë. I vogli është si një fëmijë, ka dëshirë të dalë jashtë. Gati është që tani të dalë në natyrë, por për ta kalëruar duhet 2-3 vite. të vegjlit i nxjerrim i trajtojmë në pistë që të mësohen të jenë miqësor me njerëzit".

"Kam gjithsej 15 kuaj, të ardhur nga Europa, çdo kal ka çmimin e tij. Sa kushton? Varet nga raca, fillojnë nga 3 mijë euro deri në 200-300 mijë euro që mund të marrësh pjesë në gara europiane".

Më i preferuari për sportistin dhe sipërmarrësin Hilmi Myrtollari është ky kalë që ka marrë në Gjermani.

"Çdo kalë të lë emocionet e veta, se ka një karakter dhe një lidhje me ty, për momentin kemi këtë pelën këtu që quhet Lejdi është Hanover, është racë gjermane, e ardhur nga Gjermania po punojmë që të ecë sa më mirë. Kjo është puna jonë".

Pavarësisht rrezikut që mbart kalërimi, Hilmi Myrtollari thotë se mbi të gjitha qëndron guximi dhe dëshira për të ushtruar këtë sport.

"Hipizmi ka një diçka tjetër, sepse të kalorës duhet të kesh zemer, pra të kesh guxim, pse nuk mjafton veç të kesh një kalë të mirë, duhet guxim për të kalëruar. Çdo gjë ka rrezikshmëri, kali është diçka me të cilën lidhesh shpëritërisht, kalon pengesën e parë të dytë, nga dita në ditë, edhe kali të ndihmon dhe ti ndjen sigurinë, sepse të gjitha ndodhin. 

Deri në 1 metër e gjysmë kam dalë kampion sepse kam dalë dhe më lart. Kali e ndjen guximin vete edhe kali e ndjen në të kundërtën ai ndalon, nuk e kalon pengesën".

"Jam rrëzuar disa herë, por s'jam ndalur, kam hipur prapë. Një rast kam qenë në Senanik me dy kuaj, me kalin e parë kam rënë me gjithë kalë në pengesë. ndërsa me kalin e dytë vazhdova garën, hyra dhe fitova kupën".

Sa i përket sipërmarrjes në biznes, ai thotë se është ende në hapat e parë dhe ka pasiguri.

"Fitimet nuk janë të mjaftueshme, por kjo është më shumë dëshirë për të kaluar kohën e lirë. Këtu në Shqipëri është diçka e re, nuk di si do funksionojë. Në gjithë Shqipërinë mund të jenë 3-4 ferma".

"Unë vij këtu që në mëngjes, i pastroj i ushqej. Mund të më çosh ku të duash por nuk marrë këtë kënaqësi. Nuk kam qëndruar asnjë ditë larg tyre. Nëse nuk i shoh një herë në ditë, është e pamundur. Edhe kur kam punë jashtë fshatit, kthehem në darkë ti shikoj pastaj shkoj në shtëpi".

Edhe pse në fillesa, të shumtë janë të rinjtë dhe fëmijët që po përqafojnë këtë sport.

"Është kënaqësi kur shikon në qytetin ku je rritur sheh një interes për këtë lloj sporti. është një kënaqësi kur i mëson të hipin në kalë". Si sport në Korçë e kemi hapur tani 6 muaj dhe gjithnjë e më shumë po shoh interes, çdo ditë që kalon ka më shumë kërkesa për të mësuar hipizmin".

Po kështu synon që të punojë edhe me turistët të cilët mund të marrin kuajt në Turan dhe shëtisin në zonat kodrinore e malore të Korçës.

"Turistë kemi në fundjavë nga gjithë Shqipëria, vijnë e shikojnë dhe bëjnë një xhiro me kuaj".

"Ne ofrojmë guida turistike, mund të fillojmë këtu në Turan, mal të Dhatë, vithkuq në gjithë rrethinat e Korçës, nga 2 deri në 10 orë por do bëjmë edhe guida më të plota me 2-3 ditë, udhëtim me kalë në zonat malore e kodrinore të Korçës. E veçanta është se mund të kalosh edhe natën pranë një zjarri me kuajt aty pranë".

A keni menduar ndonjëherë ta lini këtë sport që tani e keni kthyer në punë private?

"Asnjëherë, mendoj vetëm të shtoj kuajt. Synoj të nxjerr disa sportistë të organizoj klubin e hipizmit dhe të nxjerr kampionë nga Shqipëria".

Dëshira më e madhe e Hilmi Myrtollarit është të krijojë klubin e hipizmit dhe të nxjerrë kampionë të rinjtë në sportin e hipizmit.

"Klubin e hipizmit e kam dëshirë të madhe, duhet të bëhemi një grup i trajtuar dhe me kuaj të mirë, nëse është dëshira gjithçka mund të realizohet".

"Është një ëndërr që falë ndihmës së qeverisë që më ndihmuan dhe AZHBR ishte ndihmë e madhe për mua. Pra çdo njeri që ka dëshirë dhe pasion mund të realizojë dhe të hapë sipërmarrjen e tij".

Si e përkufizoni kalin? "Është diçka më shumë se dashuri"!

"Kam tre muaj, më ka shtyrë dashuria që më ka krijuar kali dhe pasioni im për të kalëruar. jam ndjerë sikur jam bërë një me kalin. Është më shumë se i evçantë. Vij dy herë në javë. Dua ta vazhdoj përgjithmonë".

Korça nuk është vetëm e traditës,kultures apo serenatave por edhe e risive ,sikurse është edhe sporti i hipizmit ne te cilin argëtohen jo vetem qytetarët korcare por dhe gjithë ata turiste te cilet se paku njehere zgjedhim te vizitojne qytetin e bukur juglindor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin