Emigranti Përpepaj: Komuniteti shqiptar s'është aq i madh dhe i fuqishëm sa të vihet në lëvizje qeveria britanike! Braverman s'do jetë gjatë në detyrë

Teksa po zhvillohen protesta për deklaratat ndaj shqiptarëve në Britani, biznesmeni Skënder Përpepaj thotë se komuniteti nuk është aq i madh dhe aq i fuqishëm sa të vihet në lëvizje qeveria britanike. Në një intervistë për “Sot, live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, emigranti Përpepaj thotë se deklarata e Suella Braverman ishte e qëllimshme në mënyrë që të zhvendoset vëmendja nga kriza dhe inflacioni.

Ndër të tjera supozon se Braverman nuk do e mbajë gjatë postin e ministres së brendshme pasi ka marrë shumë kritika.

“Është për tu vlerësuar iniciativa për të dhënë mesazh të qartë për situatën e krijuar. Deklaratat e sekretares së brendshme ishin raciste. Qeveria e Britanisë nuk është ajo që ka votuar populli dhe cdo gjë që i kap, nga kriza e inflacioni që rritet cdo ditë, këta kërkojnë që të ndërrojnë drejtim këtyre dhe të bëhet një bum mediatik që të merren me dicka tjetër e jo me problemet e tyre.

Unë mendoj që është një e padrejtë që i bëhet shqiptarëve duke qenë se në Britani jetojnë rreth 140 mijë shqiptarë ku janë mbi 2500 biznese të suksesshme, por kanë gjetur një komunitet si ai shqiptar. Edhe ministrja që është aktualisht në detyrë është shumë e kritikuar dhe nga partia laburiste. Nuk mendoj se do jetë gjatë në atë detyrë.

Komuniteti nuk është aq i madh dhe aq i fuqishëm sa të vihet në lëvizje qeveria britanike”, tha Përpepaj.

Kjo vjen në një kohë kur debati për emigrantët shqiptarë në Britani është ndër çështjet më të nxehta. Më 12 nëntor, në rrugët e Londrës u mblodhën mijëra shqiptarë që bërtisnin ‘S’jemi kriminelë’ dhe kërkonin dorëheqjen e ministres britanike Suella Braverman për shkak të deklaratave të saj. Ata kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një tjetër protestë më 28 Nëntor, për ditën e Flamurit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja