Emigrimi i arbëreshve të
San Paolos për në Amerikë

Emigrimi i arbëreshve të<br />San Paolos për në Amerikë
Në vitin 1861 Italia gjendej akoma në kushte ekonomike, politike dhe sanitare shumë të këqija.  Kjo është ajo që tregohet në  komunën e vogël San Paolo Albanese që në atë vit jetonin 1430 banorë  dhe në dekadën në vijim ka pasur një rënie prej 7.7% të popullsisë për shkak të emigrimit dhe epidemisë së kolerës.

Më pas shifra  ulet  deri në 23.2% në 1901 për shkak të epidemisë së fundit të lisë  në 1870-71, duke prekur komunën e San Paolo Albanese që ccoi në numrin e banorëve në  836. Në dekadat vijuese shënohet një tjetër rënie të  lartë e popullsisë ku në vitet  1961-1971, popullsia shënoi një rënie  prej 21%.

Këtë herë shkaku ka qenë emigrimi në Gjermani, Francë, Zvicër dhe SHBA. Një fat që bashkoi shumë prej banorëve të San Paolos ku me kalimin e viteve u rikthyen në vendin e tyre  duke bërë të mundur që ne të bëhemi të vetëdijshëm për përvojën e tyre të emigrantit.

Një histori e tillë i takon z Giacinto Blumetti, lindur në Sao Paolo Albanese  në vitin 1930, i cili tregon se u arsimua deri në moshën 14  vjeç, dhe  për arsye të vështirësive ekonomike, ai u  detyrua të gjente një punë. Zgjedhja mes dy zanateve më të popullarizuara në atë kohë ishte muratori apo rrobaqepsi.

I vetëdijshëm që smund të bënte  punë të rënda, ai vendosi për të mësuar artin e rrobaqepësisë! Mësuesi i tij i parë ishte pikërisht një bashkatdhetar i tij Antonio Abitante  i cili, në pak vite, i mësoi atij të gjitha truket e zanatit.
Kështu  filloi të realizonte qepjet e tij të para por  kërkesat ishin aq sporadike sa nuk përmbushnin nevojat e tij ekonomike.

Një ditë,deshi fati që ai të lexontë  në një artikull gazete  një njoftim për vende pune për rrobaqepës në një fabrikë të njohur  amerikane. Ishin vitet  në të cilat ishte e zakonshme të flitej  për Amerikën si një parajsë dhe pak ditë më vonë, ai u nis me një anije  me destinacion Amerikën.

Ishte viti 1960, dhe vështirësitë nuk mungonin.  Aty ai gjeti një gjuhë dhe një kulturë të ndryshme dhe të largët nga  vendi i tij por  kuptoi menjëherë se vendi që e priti i ofroi të drejta dhe detyrime dhe se sakrificat e tij do të ishin  të frytshme për të ardhmen e tij dhe familjes së tij.

Në fillim ai punoi në një fabrikë këmishash. Me dollarët e kursyer ai hapi një rrobaqepsi të tijin për këmisha (dukej si një ëndërr) në një nga rrugët më të njohura të Nju Jorkut. Më pas ai u bashkua me vajzën dhe gruan  të cilat e ndihmuan  deri në vitin 1992, vit në të cilin familja Blumetti u kthye definitivisht  në Itali.
 
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
 
Aljbëreshët e Shën Paljit e e dyta migracjunë: Merka
 
Në 1961 në ‘Taljet  ish një mizerje e fort e  ashtu edhe Shën Palj: nd’atë mot  kish 1430 njeriz e, dhjetë viet pas, buar 7,7 % i populacjunës  me  epideminë  kolerje e 1865/67, e  njëra  -23%    në të jetrën  e 1870/71 pas   të çiljës, në 1901,katundi u vokrrua me 836 kishterë.

Në vitrat çë shkuan situacjuna nëk u ndrua shumë njera në 1961/71 kur buar gjindë për 21%;  po, këtë herë,  më se pesta ftesi migracjuna në Merket e në Xhermanjet. Shumë shënpaljotë  van e ata çë  u pruartin  na rrefiejtin çë pësuan e si e shkuan.

Një ndër këta është Jaçindi Marjes  Jaçindit (Giacinto Blumetti): Ai ljeu Shën Palj në1930 e na tha se pas çë bëri skollën njëra 14 vjeçe për të kish bukën pat të zgjidh të xëj një mistier. Ahiena të shumët bëhshin muratur ose  sart  e mbazi se ai s’dihej trim i fort zgjodh  artën e të qepurit: sartin.

Të parin mjeshtër çë pat klje Ndoni Sirenës (Antonio Abitante) i çilji tek pak mot ia mësoj gjithë truket e mëstjerit. Ashtu zu fil e bënej të parët ljivere po fëtiga mangonej e s’dij si kish te bënej. Një ditë diuvasi tek nje xhurnal se një fabrëke merikane kërkonej artixhane e të qepurit.

Merka i dukej të gjitheve si parrajsi! E ashtu edhe Jaçindit çë u nis e vate Napulj bëri provën e i thanë  “OK”. U pruar në katund i skutist pse nëk kish kapirtur se çë vinej me thënë “OK”  e ia pyejti mjeshtrit tij çë i tha se ish gjithë në rregull e të vej të pripararnej valixhën.

Pas disa ditë Jaçindi u nis nj’atër herë për Napuljin e muar navën për Merkën. Ish në 1960 e kur arrivoj, së pari, jeta ju duk e ljigë: atje gjet një gljuhë e një kulturë ndryshe po atë çe kapirti tundu klje se ai vend kish rispjet për njërzit të drejtë e s’e buar fare vethenin për fëmiljën, për të biljën.

Zu fil e shërbeu tek një fabrëkë ku bëjin vetëm këmisha e mënga ljivereshë me  makinare: “më kishin vënë e bënja sulu mënga” thot Jaçindi e ai nëk ndihej  pljot tek mistjeri tij pse ai ljiveret i bënej çë në kryet njera në fund. Sa mono bëri çika turres, hapi vet një këmishëri tek një udhë më të bukura e Novajorkës i thirri edhe të shoqes e të biljës çë e ndihtin njera në 1992, kur për motive familjare pat të prirshin në ‘Taljet.
 
Përktheu në gjuhën Arbëreshe Pietro Abitante

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan