Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Kryeqyteti i Venezuelës, Karakas, është përfshirë nga protesta të dhunshme nga mbështetësit e opozitës që kundështojnë mandatin e tretë presidencial të Nicolas Maduro.

Opozita e Venezuelës pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe beson se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez, ka fituar mbi 73 për qind të votave. Pretendimet e opozitës mbështeten edhe nga sondazhet, të cilat nxjerrin fitues kandidatin e saj.

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një sërë vendesh të Amerikës Latine shprehen se zgjedhjet u zhvilluan jashtë çdo standarti dhe nuk reflektojnë vullnetin e votuesve. Argjentina është një prej shteteve që ka refuzuar të njohë fitoren e Maduros dhe si përgjigje, Venezuela ka tërhequr diplomatët e saj nga Buenos Aires. Po ashtu, diplomatë në 6 shtete tjera të Amerikës Latine janë tërhequr nga Venezuela.

Maduro, fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet presidenciale me rreth 51% të votave, duke mposhtur kandidatin e opozitës González, që siguroi rreth 44%. 61-vjeçari erdhi në pushtet pas vdekjes se presidentit Hugo Chaves. Gjithashtu edhe shtatorja e këtij të fundit u rrëzuar nga protestuesit e opoztës.

Maduro, ka udhëhequr një krizë ekonomike - duke përfshirë hiperinflacionin, mungesat akute të mallrave dhe një rënie të prodhimit të naftës - që nxiti rreth 7,7 milionë venezuelas të ikin jashtë vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tritol tragetit për konkurrencën e linjës Sarandë- Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj

Tritol tragetit për konkurrencën e linjës Sarandë- Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj