Bllokimi i procesit/ Emiljano Shullazi kërkon përjashtimin e trupës gjykuese

Me anë të një letre publike për mediat, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Blerim Shullazi, të paraburgosur në 313 si pjesë e një grupi kriminal kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese.

Ata nisin letrën duke sqaruar se “mbi tre vjet mbahen në burg dhe e vetmja gje qe kemi kërkuar nga Gjykata, ka qenë që ajo të zhvillojë një proces të paanshëm dhe objektiv, e pandikuar nga faktorë të tjerë dhe të marrë një vendim pa paragjykim, por të mbeshtetur vetëm ne provat e shqyrtuara në seancë. Është e tepërt, të sqarojmë zhurmën e madhe mediatike, deklaratat publike të ardhura nga të gjitha krahët e politikës, madje dhe nga diplomatë të huaj, zhurmë kjo që ka cënuar rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë, të sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga vetë Kodi i Procedurës Penale”.

Pas gjykimit në Shkallë të Parë, Zv. Ambasadorit në Detyrë i SHBA në Tiranë, Daniel Koski, është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtë, pra për procesin e rregullt ligjor, i cili respekton të gjithë të drejtat e palëve.

Por sipas tyre pengesë për ecurinë e rregullt të këtij procesi është bërë zv.kryetarja e apelit të krimeve të rënda Saida Dollani.

Pengese u bë për shqyrtimin e drejte te kësaj cështjeje zv.kryetarja e gjykatës znj.Saida Dollani, e cila është kontestuar nga ana jonë mbi shtatë herë me kërkesa për përjashtimin e saj për shkaqe të ndryshme, madje Blerim Shullazi ka paraqitur edhe kallëzim penal kundër saj në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, sqarojnë ata në letrën e tyre.

Një ndër debatet e zhvilluara në seancës e një ditë më parë ka qenë ajo e firmës së Ylvi Beqajt dëshmitarit të mbrojtur, nëse ka marrë ai apo jo dijeni. E sipas ankesës së 5 të paraburgosurve Beqaj duhet të paraqitet në gjyq pasi mbrohet nga shteti dhe jo nga një njësi private dhe s'dihet ku është.

Ndër kërkesat e tyre është edhe pajisja me Procesverbalin e seances, CD-audio te seances gjyqesore date 23.05.2019; Flete-thirrjet e viktimave Ylvi Beqja, Jani Zaka, Adriatik Kercuku, Dhori Kule, Mynyr Koni; për të cilat shprehen se ende si kanë marrë.

Ndërsa ndalur tek anëtarja e trupës gjykuese Valdete Hoxha ata kërkojnë përjashtimin me argumentin se ajo ka qenë pjesë e trupës gjykuese për procesin “vollga” në Durrës ku është përfshirë si pronar edhe Shullazi.

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën e grupit të Emiliano Shullazit për përjashtimin e gjyqtares Valdete Hoxha )

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën e grupit të Emiliano Shullazit për përjashtimin e trupës gjykues )

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë