Me anë të një letre publike për mediat, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Blerim Shullazi, të paraburgosur në 313 si pjesë e një grupi kriminal kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese.
Ata nisin letrën duke sqaruar se “mbi tre vjet mbahen në burg dhe e vetmja gje qe kemi kërkuar nga Gjykata, ka qenë që ajo të zhvillojë një proces të paanshëm dhe objektiv, e pandikuar nga faktorë të tjerë dhe të marrë një vendim pa paragjykim, por të mbeshtetur vetëm ne provat e shqyrtuara në seancë. Është e tepërt, të sqarojmë zhurmën e madhe mediatike, deklaratat publike të ardhura nga të gjitha krahët e politikës, madje dhe nga diplomatë të huaj, zhurmë kjo që ka cënuar rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë, të sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga vetë Kodi i Procedurës Penale”.
Pas gjykimit në Shkallë të Parë, Zv. Ambasadorit në Detyrë i SHBA në Tiranë, Daniel Koski, është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtë, pra për procesin e rregullt ligjor, i cili respekton të gjithë të drejtat e palëve.
Por sipas tyre pengesë për ecurinë e rregullt të këtij procesi është bërë zv.kryetarja e apelit të krimeve të rënda Saida Dollani.
Pengese u bë për shqyrtimin e drejte te kësaj cështjeje zv.kryetarja e gjykatës znj.Saida Dollani, e cila është kontestuar nga ana jonë mbi shtatë herë me kërkesa për përjashtimin e saj për shkaqe të ndryshme, madje Blerim Shullazi ka paraqitur edhe kallëzim penal kundër saj në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, sqarojnë ata në letrën e tyre.
Një ndër debatet e zhvilluara në seancës e një ditë më parë ka qenë ajo e firmës së Ylvi Beqajt dëshmitarit të mbrojtur, nëse ka marrë ai apo jo dijeni. E sipas ankesës së 5 të paraburgosurve Beqaj duhet të paraqitet në gjyq pasi mbrohet nga shteti dhe jo nga një njësi private dhe s'dihet ku është.
Ndër kërkesat e tyre është edhe pajisja me Procesverbalin e seances, CD-audio te seances gjyqesore date 23.05.2019; Flete-thirrjet e viktimave Ylvi Beqja, Jani Zaka, Adriatik Kercuku, Dhori Kule, Mynyr Koni; për të cilat shprehen se ende si kanë marrë.
Ndërsa ndalur tek anëtarja e trupës gjykuese Valdete Hoxha ata kërkojnë përjashtimin me argumentin se ajo ka qenë pjesë e trupës gjykuese për procesin “vollga” në Durrës ku është përfshirë si pronar edhe Shullazi.
(Kliko këtu për të lexuar kërkesën e grupit të Emiliano Shullazit për përjashtimin e gjyqtares Valdete Hoxha )
(Kliko këtu për të lexuar kërkesën e grupit të Emiliano Shullazit për përjashtimin e trupës gjykues )
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
-
Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj
13 Dhjetor 2023, 15:30
-
Luftar Reçi: Jam kërcënuar me jetë që të tërhiqja dëshminë! Përballja e tij me grupin e Emiljano Shullazit shtyhet në 3 prill
20 Mars 2023, 10:19
-
Dështon sërish përballja/ Mungon Luftar Reçi: Unë në seancë do të jem si qengji mes ujqërve! GJKKO urdhëron shoqërim të detyruar! Shullazi: Dua ta shoh në sy
6 Mars 2023, 10:27