Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj feston sot pëvjetorin e katër të martesës me bashkëshortin, miliarderin iranian Sam Nazarian. Ata janë gjithashtu prindër të dy vajzave, Ella dhe Mia.
‘Dashuria ime. Gëzuar përvjetorin. 4 vite dhe 2 bebe të mrekullueshme dashurie. Jeta është e bukur. Psst, le të bëjmë një fëmijë tjetër!’ ka shkruar ajo në postim e saj shoqëruar me momente nga dasma e tyre.
Gjithashtu në fund ajo ka shtuar dhe një kërkesë dedikuar bashkëshorit të saj. Me sa duket çifti nuk do të mjaftohet vetëm me dy vajzat e tyre. Ata duan të kenë dhe një tjetër fëmijë.
Komento