Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ndodhet në Prishtinë ku po mban takime lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Në këto momente ndodhet në një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ndërkohë para këtij takimi, Sarrazin pati dhe një bisedë me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.”, shkruan Sarrazin në Twitter.
Gjithashtu kërkon vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga të dyja palët për dialogun e udhëhequr nga BE
“Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.”, ka shkruar ai.
In #Kosovo to assess situation, speaking to @EULEXKosovo, #KFOR, Kosovo gov, Kosovo-Serbs in #Mitrovica. We condemns Kosovo’s decision to force access to municipal buildings in north & the violent reactions to it.
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) May 27, 2023
(1/2) @eu_eeas@AuswaertigesAmt@MiroslavLajcak pic.twitter.com/lj0bdrUvqf
Lajmi kryesor: