Policia ruan ndërtesat komunale në veri të Kosovës, Osmani akuzon Beogradin: Po instrumentalizon serbët! Serbia në fuqi gatishmërinë luftarake

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzon Serbinë se po instrumentalizon popullsinë lokale serbe në veri të Kosovës, "për të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie"

Një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë, ku mbetën të plagosur edhe 5 policë, situata në veri është e qetë. Policia ruan ndërtesat komunale ndërsa autoblindat e policisë së Kosovës shihen duke patrulluar. Eskavatorët kanë hequr rërën e hedhur një ditë më parë pranë komunës së Leposaviçit. Dyqanet dhe lokalet janë hapur dhe gjithcka duket se po i kthehet normalitetit. Edhe në komunën e Zveçanit sot u vendos flamuri i Kosovës.

Sytë nga Kosova

Ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësimin lidhur me tensionet e krijuara. I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin udhëtoi drejt Prishtinës për të takuar liderët e Kosovës dhe për të vizituar Mitrovicën dhe për të përcjellë mesazhin e Berlinit nuk do të lejojë humbjen e mundësisë që ofron marrëveshja e Ohrit për paqe dhe qetësi për hirë të disa vendimeve të pamenduara mirë. I dërguar britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Reach zhvilloi një bisedë telefonike me Kurtin. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se është i përkushtuar për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Aleanca ushtarake e NATO-s i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të çtensionojnë menjëherë situatën. Në Serbi, Këshilli i Sigurisë Kombëtare vendosi lënien në fuqi të shkallës së gatishmërisë së lartë ushtarake ndërsa lista serbe i kërkoi Vuçiç të ndërpresë dialogun.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke iu përgjigjur shqetësimit të ndërkombëtarëve tha se dje forcat e policisë së Kosovës bënë thjesht detyrën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti thotë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për situatën: Shumë mirë po shkon puna

1685131647_albinkurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth situatës në veri të Kosovës dhe u shpreh se punët po shkojnë shumë mirë. 

Kurti ka thënë se synimi i tyre ka qenë që tu mundësojnë kryetarëve të komunave veriore që të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre.

“Sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është se krejt cfarë kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës, është tu mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet tu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje e prejardhje. Besojë që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtar.” – ka thënë Kurti për RTV Dukagjini.

Duke u bazuar në reagimet e ndërkombëtareve dje, gazetaria iu drejtua Kurtit duke i thënë se “nuk po duke që e kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve.”

Ndërsa Kurti u shpreh shumë pozitiv.

“E kemi dhe shumë mirë po shkon puna.” – ka thënë ai në fund.

Ora 22:11
Zhvillimet në veri të Kosovës, kreu i EULEX: Zgjedhjet e fundit në Komuna nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

1685218316_vf.JPG

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë thirrje për veprim të qetë dhe të matur për të shmangur dhunën dhe kërcënimet e mëtejshme, pas përleshjeve të djeshme në komunën e Zveçanit mes serbëve lokalë dhe Policisë së Kosovë para objektit komunal.

Wigemark theksoi nevojën për de-përshkallëzimin dhe theksoi se zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan pa probleme, përfaqësonin vetëm një pjesë të vogël të popullsisë në veri të Kosovës dhe nuk ishin një zgjidhje afatgjatë.

"Do t'i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit", - tha Wigemark për Deutsche Welle.

"Mendoj se ne si Bashkimi Evropian dhe që u rideklarua dje, kemi thënë se zgjedhjet e fundit u zhvilluan në rregull, por përfaqësojnë vetëm një pjesë shumë të vogël të popullsisë në verilindje të Kosovës. Kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë. Zgjidhja afatgjatë mund të gjendet vetëm në një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtu përfshihet edhe popullata lokale, serbët e Kosovës", - tha ai.

Wigemark theksoi se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfshijë popullatën lokale, veçanërisht serbët e Kosovës. Më tej ai u shpreh se trajtimi i serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera të tjera po monitorohet nga afër për të siguruar trajtim të barabartë.

"Sigurisht që ne këtë pjesë e konsiderojmë të Kosovës, por e rëndësishme është që në gjitha pjesët e Kosovës njerëzit të ndjejnë se të drejtat e

Ora 21:19
Tensionet në veri, Sveçla në Leposaviç: Këtu është Republikë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot ishte për vizitë në Leposaviç, ku u prit nga kryetari i ri i komunës, Lulëzim Hetemi. Pas takimit, në një deklratë për mediat, Sveçla tha se qëllimi i vizitës atje ishte për t’i shprehur mbështetjen institucionale kryetarit të ri.

“U pajtuam se të gjitha institucionet vendore, qoftë qendrore, qoftë lokale, kanë për detyrë t’i shërbejnë qytetarëve të vendit dhe përkundër vështirësive të gjitha do t’i tejkalojmë”, deklaroi ministri Sveçla para mediave.

I pyetur se a do të qëndrojnë edhe më tej njësitet e Policisë së Kosovës, ministri Sveçla u përgjigj se këtu është Republikë e Kosovës.

Ora 19:57
Tensionet në Kosovë, Petkoviç akuza ndërkombëtarëve: Bashkëpunuat me Kurtin për pushtimin e veriut

1684503572_petarpetkovi.JPG

Kreu i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka folur sot pasdite për tensionet e djeshme në veri të Kosovës. Ai ka akuzuar përfaqësuesit e shteteve ndërkombëtare duhet që në vend të “Tweet”-eve dhe reagimeve të ashpra të shpjegojnë “popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata”.

Sipas tij, ndwrkombwtarwt duhet të ndërmarrin hapa konkretë që “Kurti të heqë pushtuesit e tij nga veriu i Kosovës”.

Në fund ka akuzuar faktorin ndërkombëtar se është “bashkëpunëtor i Kurtit” në atë që e ka cilësuar “okupim i veriut”.

Ora 18:16
Deputeti gjerman mbron Kosovën: Po përpiqet të zbatojë të drejtat ligjore në territorin e saj

1685204217_the.JPG

Ngjarjet që ndodhen dje me tensione në Veri të vendit, bëri që të ketë reagime të ndërkombëtareve, ku edhe dënuan veprimet e institucioneve të Kosovës.

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka reaguar këtë të shtunë, ku është shprehur se Kosova po zbaton të drejtat ligjore në territorin e saj.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Ora 18:03
Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

1685203455_pppppp.webp

Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri.

Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së, raporton Express

“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit.

Ora 17:07
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Do të punoj me QUINT-in për ta zbatuar menjëherë marrëveshjen e normalizimit

1685200070_lirt6o.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se “ka shprehur angazhimin e tij për të punuar me Mbretëinë e Bashkuar dhe QUINT-in” për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes.

“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes bazë.” – ka thënë ai.

Ora 16:23
Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla viziton kryetarin e ri të Leposaviçit, Lulzim Hetemi

Pas tensioneve në veri të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar Lulzim Hetemi, kryetarin e ri të Komunës së Leposaviçit. Hetemi është një ndër kryetarët e rinj të zgjedhur pas zgjedhjeve që u mbajtën në veri të Ksoovës.

Në një postim në Facebook, Sveçla tha se i ka uruar punë të mbarë Hetemi si dhe i ka ofruar mbështetjen e tij në ushtrimin e funksionit të tij.

“Sot pata nderin të pritem në zyrën e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviqit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës.

Ora 16:06
Kurti-Sarrazinit: Të respektohen kryetarët e komunave të zgjedhur në veri të Kosovës! Duhet të trajtohet si gjë normale

1685196400_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me të cilin ka biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka thënë diplomatit gjerman se zgjedhja e kryetarëve në veri në zyrat e tyre duhet të trajtohet si gjë normale.

“Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur. Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, është thënë në Zyrën e Kryeministrit.

Ora 15:43
Tensionet në veri të Kosovës, Osmani: Beogradi po instrumentalizon serbet për të krijuar vakum institucional

1685195062_vjosa.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Srbinë se po nxit popullorësinë serbe në veri të Kosovës për të krijuar një lloj vakumi institucional. Sipas saj, e gjithë klima e pasigurisë dhe frikës vjen si pasojë e nxitjes nga ana e Beogradit.

“Presidentja Osmani ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie”, u tha në njoftimin e Presidencës kosovare.

Këto deklarata Osmani i bëri gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi mes Osmanit dhe Sarrazinit vjen një ditë pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë në veri të Kosovës.

Ora 14:54
Tensionet në Veri, flet Sarrazin: Nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku

1685192099_sarrasimn.jpg

Pas takimit me kryeministrin Kurti dhe president Osmane Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka shkuar në Mitrovicë.

“Dje kam vendosur në mënyrë spontane që të vij në Kosovë, pas zhvillimeve për çka kemi qenë shumë të shqetësuar dhe dua të them se dita e djeshme ka qenë një ditë mjaftë e rëndë, mjaft e keqe për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Sarrazin.

Ai tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi dhe se nuk duhet të lëshuar shansin, mundësitë, që i ofron Marrëveshja e Ohrit, për hirë të disa vendimeve të pamenduara mirë.

“Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk”, ka thënë ai.

“Unë e kuptoj se deklaratat që kanë ardhur ose vijnë nga Beogradi, javëve të fundit nuk kanë qenë lehtë të kuptueshme dhe kanë qenë edhe të papranueshme... Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet”, tha Sarrazin.

Ora 14:19
Flamuri i Kosovës vendoset edhe në Komunën e Zveçanit, mbi mbishkrimin cirilik

1685190133_64001685186346xzvecan673.jpg

Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur edhe në komunën e Zveçanit, pas tensioneve të djeshme, ku u vendos kryetari i ri, Ilir Peci, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë larguar flamujt e Serbisë, e është vendosur ai i Kosovës. Ndërsa në komunat e tjera u vendos dje flamuri i Kosovës.

Ndonëse situata në veri të Kosovës situata është e qetë frika për tensione të mundshme ndjehet. Pranë ndërtesave të Komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, ka prani të Policisë së Kosovës e gjithashtu edhe brenda godinave.

Në Leposaviç edhe pse ditë pushimi zyrtar, në ndërtesën e Komunës, kryetari i ri, Lulzim Hetemi ka pritur në një takim në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Autoblindat e policisë së Kosovës patrullojnë, ndërsa eskavatorët kanë hequr rërën e hedhur një ditë më parë pranë komunës së Leposaviçit. Dyqanet dhe lokalet janë hapur dhe gjithçka duket se po i kthehet normalitetit.  

Pavarsisht qetësimit të situatës Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kërkon “të tërhiqen të gjitha forcat speciale” në të kundërt Serbia duhet të ndërpresë dialogun me Serbinë. 

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me kreun e misionit KFOR-it. Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se e kupton shqetësimin e ndërkombëtarëve, por tha se policia dhe të gjitha institucionet e tjera po kryejnë detyrimet që u cakton Kushtetuta.

“Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë kryetarëve të komunave hyrjen në vendin e tyre të punës. Kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

KFOR, e cilësoi “të rrezikshme” situatën e krijuar në veri, ndërkaq NATO i bëri thirrje institucioneve në Kosovë që të çtensionojnë “menjëherë” situatën.

 

Ora 14:12
Vuçiç dorëhiqet nga kreu i partisë SNS, propozon ministrin e Brendshëm si kryetar të ri

1683181845_aleksandervucic.png

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur në Kragujevc më 27 maj, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie.

Vuçeviç është po ashtu zyrtar i lartë i kësaj partie.

Ai pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.

“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiq gjatë fjalimit.

Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë. Ai po ashtu njoftoi se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Por, ai shtoi se do të vazhdojë të qëndrojë në partinë SNS.

Ora 13:50
Vuçiç organizoi miting për të përfituar nga situata në Kosovë, serbët sërish në protesta masive për t’i kërkuar dorëheqjen

Pavarësisht përpjekjes së Vuçiç për t’i zbutur pakënaqësitë e serbëve me organizimin e mitingjeve nacionaliste për ngjarjet në veri të Kosovës, qytetarët në Beograd kanë njoftuar ditën e sotme një tjetër protestë ku do të kërkojnë sërish dorëheqjen e tij pas masakrave të ndodhura javë më parë ku u vranë 18 persona.

Tubimi që do të jetë i katërti i mbajtur do të nisë rreth orës 18:00 para kuvendit të Serbisë ku pritet të ketë pjesëmarrje të lartë të qytetarëve ashtu si në tubimet e kaluara.

Ora 12:53
Lista Serbe i kërkon Vuçiç të ndërpresë dialogun me Kosovën derisa të largohet policia dhe kryetarët e komunave

1685184955_lista.JPG

Lista Serbe i kërkon Serbisë të ndërpresë dialogun me Prishtinën derisa të tërhiqen të gjitha forcat speciale policore nga veriu Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të largohen nga komunat serbe.

“Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiç dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën. tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç në konferencën për media citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas tij, Lista Serbe beson se çdo bisedë e mëtejshme me Prishtinën në rrethanat aktuale nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive.

Më 23 prill 2023 në veri të Kosovës u mbajtën zgjedhje lokake pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - në nëntor të vitit të kaluar. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në këtë zone, ndërsa kryetarët e rinj janë të gjithë shqiptarë. Përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe Beogradi zyrtar nuk i njohin këto zgjedhje.

Më 26 maj grupe qytetarësh serbë u përleshën me policinë e Kosovës që kishte shkuar për të asistuar kryetarët e komunave të hyjnë në zyra. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa ata qëlluan policinë me gurë e sende të tjera.  Së paku 5 policë u plagosën dhe disa makina u dëmtuan. Kosova fajëson Serbinë ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

Ora 12:43
VIDEO/ ‘Kosova tokë serbe’, si fyhen dhe provokohen shoferët shqiptarë nga mbështetësit e Vuçiçit në Beograd

Serbët që u transportuan të premten nga kompani të Kosovës për në tubimin e Vuçiqit në Serbi, janë tallur dhe kanë provokuar shoferët shqiptarë. Në videon e siguruar nga KosovaPress serbët që mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohem teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi”.

Lakmia e madhe për Kosovën ka bërë që serbët të shtrembërojnë edhe historinë. Madje, ata shkojnë aq larg sa që në propagandën e njërit prej mbështetësve të Vuçiqit thuhet se gjoja heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu “është serb”.

Ja komunikimi i plotë i serbëve që paraqiten në video:

– Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë a kuptoni, nuk kuptoni si nuk e kupton serbishten. Flisni serbisht, nuk dini serbisht.

– Nga je?

Nga Serbia, Kosova tokë serbe, rroftë Kosova, rroftë Serbia, Kosova tokë serbe , Perandori Dushan, Djuraç Kastriot – serb, Djuraç Kastriot, rroftë Djuraç Kastrioti, serbi Djuraç Kastrioti. Rroftë Serbia, rroftë Serbia, Kosova është serbe./KosovaPress

Ora 12:03
Emisari i Gjermanisë i shkon në zyrë edhe presidentes Osmani

1685182033_emihras.jpg

Emisari i Gjermanisë i shkon në zyre edhe presidentes Osmani

Pas takimit gati një orësh me kryeministrin Albin Kurti, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i ka shkuar në zyre edhe presidentes, Vjosa Osmani, informojnë mediat kosovare.

 Takimi me krerët e shtetit vjen një ditë pas tensioneve të krijuara në veri të vendit ndërkohë më përpara takoi komandantin e KFOR-it Angelo Mikele Ristuccia me të cilin diskutoi në lidhje me zhvillimet në veri.

Ora 11:35
Serbia mban në fuqi gatishmërinë luftarake, Vuçiç: Të vendosur të mbrojmë popullin! Reagon Moska

1685174953_mbledh.JPG

Forcat e armatosura të Serbisë mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake për momentin për shkak të "përdorimit brutal të forcës nga Albin Kurti dhe forcat e tij kundër popullit serb në Kosovë "

Ky është vendimi i marrë në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare mbledhur paraditen e sotme në Beograd.

Në njoftimin  për shtyp të shpërndarë nga presidenca serbe thuhet gjithashtu se gjatë takimit u ranë dakord për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Serbisë.

Gjithashtu është theksuar se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, nuk e ka kryer punën e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë në një postim në instagram Vuçiç shkruan se Serbia do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj në Kosvoë”.

Ndërkohë Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në mbrojtjen e të drejtave legjitime, sovranitetit dhe integritetit territorial, tha drejtori i departamentit të katërt evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Yuriy Philipson.

Ai tha për RIA Novosti se çdo vendim për Kosovën duhet të jetë i pranueshëm për serbët dhe i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Perëndimi, në stilin e tij të preferuar cinik, po e trajton në mënyrë selektive të drejtën ndërkombëtare, duke u përpjekur me të gjitha forcat ta zëvendësojë atë dokument bazë me skema të njëanshme që nuk marrin parasysh interesat themelore të popullit serb dhe e detyrojnë atë të pranojë "shtetësinë e provincës”, tha Phillipson.

Ora 10:59
Emisari i Gjermanisë takon EULEX e KFOR i shkon në zyre Kurtit! Bën thirrje për vetëpërmbajtje

1685178358_emisraio.JPG

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ndodhet në Prishtinë ku po mban takime lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Në këto momente ndodhet në një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ndërkohë para këtij takimi, Sarrazin pati dhe një bisedë me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX-in, KFOR-in, Qeverinë e Kosovës, serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.”, shkruan Sarrazin në Twitter.

Gjithashtu kërkon vetëpërmbajtje dhe përkushtim nga të dyja palët për dialogun e udhëhequr nga BE   

Vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak në përpjekjet e tij.”, ka shkruar ai.

 

 

Ora 10:22
NATO reagon për përplasjet e ditës së djeshme në veri të Kosovës: Të çtensionohet menjëherë situata

Aleanca ushtarake e NATO-s u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të ulët tensionet në veri të vendit një ditë pas përplasjeve mes policisë dhe grupeve lokale të serbëve të cilët sulmuan ashpër efektivët duke plagosur 5 prej tyre.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Tëitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Ora 10:04
Serbi/ Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

 

Në Beograd presidenti Aleksandër Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Në seancë marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrja Ana Brnabiç, ministri i Jashtëm dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ivica Daçiç, Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiç, drejtori i BIA-s Aleksandar Vulin, shefi i Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe Milan Mojsiloviç, Ministrja e Drejtësisë Maja Popoviç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, prokurorja Zagorka Dolovaç, shefi i policisë së Beogradit Veselin Miliç, kryetari i Kuvendit Popullor Vladimir Orliç. 

Mbledhja u paralajmërua mbrëmë nga presidenti Vuçiç pasi hyrja në zyra e kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit u shoqërua me përleshje mes policisë së Kosovës dhe banorëve të shumicës serbe në këto komuna.Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa ata qëllonin policinë me gurë e sende të tjera. Së paku 5 policë u plagosën dhe disa makina u dëmtuan. Kosova fajëson Serbinë ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

Ora 08:38
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve, por thjesht kemi zbatuar detyrimet kushtetuese

1685131647_albinkurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ditën e sotme për tensionet në veri të vendit duke shkruar se është i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë por shton se çdo veprim tjetër do të ishte mospërmbushje e detyrimeve kushtetuese të qeverisë ndaj kryetarëve të rinj të komunave.

Ai tha se këta të fundit sit ë zgjedhur do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe se ditën e djeshme duhet të nisnin detyrën e tyre zyrtare pas betimit të enjten.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, e kanë pasur ditën e parë të punës. Shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë.

Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve, ftoj të gjithë, veçanërisht qytetarët serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve.

Dëshiroj të falenderoj pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës për qëndrimin e tyre profesional, shtetëror dhe në mbrojtje të sundimit të ligjit. Ata, siç dëshmojnë çdo ditë, e dëshmuan edhe dje, që janë të gatshëm për t’i shërbyer rendit, ligjit e Republikës si profesionistë, të patrembur e dinjitozë, në afirmimin e një ambienti multi-etnik të sigurisë, pavarësisht kushteve të rënda që shkaktuan grupet e menaxhuara nga struktura parapolitike në atë pjesë të vendit.

Rendi dhe ligji, demokracia dhe lëvizja e lirë, siguria dhe paqja, mund dhe duhet të ecin krah për krah. Për këto angazhohemi çdo ditë dhe në përpikëri.

Rrugët në veri janë që të gjitha të hapura e të qarkullueshme për qytetarët. Komunat dhe kryetarët duhet të punojnë shumë sepse kemi shumë punë për të bërë për qytetarët.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndue kali: 28/05/2023 08:07

    Bla bla bla

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 27/05/2023 19:01

    Reagimi i BE SHBA dhe NATO kunder Kosoves tregon qarte se Rusia nuk ka pushtuar Ukrainen por ka hyre thelle ne BE SHBA dhe ne NATO?!

    Përgjigju
  • GOLI: 27/05/2023 13:40

    FARE E QARTE,TE MOS MBJELLIM SHPRESA TEK FEUDALIZMI...QELLIMI I TYRE ESHTE: TE ROJ UNE SA PER JU-DOT PJELLE MUSHKA.....ZGJIDHJA E ÇESHTJES ESHTE MOLLA E KUQE...TE NA ROJ MEME SHQIPERIA.

    Përgjigju
    • Arbëri: 27/05/2023 14:19

      …pa tradhtar…!!!

  • Alb: 27/05/2023 13:00

    Shqiptare te bahen gati per lufte

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 27/05/2023 12:07

    Po si mund te reagoj USA-BE kaq ashper padrejtesisht ndaj qeverise se KOSOVES kur ajo eshte ne krye te detyres dhe e detyruar te ushtroj te drejten legjitime per zbatimin e ligjit ne sherbimin publik nga dhunuesit e çetniket serbe te Milosheviq-Vuçiq në Veri? Çpo ndodh keshtu? Vuçiq nuk shkeputet nga Rusia,Beogradi dhe tere Serbia eshte bere gazermë udhtarake pararoje RUSE,jo vetem per Ballkanin por tere Europen e NATO-n. Kjo duket dhe kuptohet qarte.Vetem forca Financiare+Ushtarake i fut në shpelle qarqet nacionaliste serbe qe ushqehen,trajtohen e sterviten nga inteligjenca ushtarake e Putinit.

    Përgjigju
    • Asi: 27/05/2023 16:22

      Europa dhe Amerika te vendosin :Shteti i Kosoves te jete Republike ,pa krahinat Serbe qe jane kufitare.ne kembim te Lugines Presheves.Dhimjet jane te qarta,por te mendojme per te ardhmen e popujve.Bisedimet dhe toleranca e zgjidh8n problemin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan