Në episodin e radhës të emisionit 112 sjellim të plota dy situata me të cilat janë përballur policia e rendit dhe skuadrat Shigjeta.
Një person lëvizte me automjet nëpër Tiranë me armë në makinë. Pasi njoftohen, Shigjetat i vihen në ndjekje. Pavarësisht devijimeve të drejtuesit të mjetit për t’ju shmangur policisë, ai bie në pranga dhe shoqërohet në komisariat për procedura të mëtejshme.
Gjatë patrullimit në vendin e quajtur rruga e “Dafinave”, ish-fusha e Aviacionit, u ndalua për verifikim dhe kontroll automjeti tip volksëagen me dy shtetas. Gjatë verifikimit me Sallën Operative dhe intervistimit të bërë, drejtuesi i mjetit shfaqte shenja nervozizmi dhe bënte lëvizje të dyshimta, në dukje jo normale. Nga kontrolli i ushtruar, fillimisht drejtuesit të automjetit në xhep iu konstatua një qese farmaceutike me lëndë të dyshuar nga forma dhe aroma si Kanabis Sativa, gjithashtu dhe pasagjerit nga kontrolli fizik iu gjet një qese tjetër me lëndë të dyshuar Kanabis Sattiva. Në këto kushte u bë shoqërimi i automjetit së bashku me dy personat për në Drejtorinë e Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme dhe një kontroll më të detajuar te personave dhe të automjetit.
Nga kontrolli i imtësishëm të drejtuesit të mjetit, u bë e mundur gjetja e 9 qeseve me pluhur të bardhë e dyshuar lëndë narkotike, lloj Kokaine. Lënda narkotike iu konstatua brenda çorapes.
Në bashkëpunim dhe në mbështetje të seksionit të narkotikëve personave të dyshuar në kushtet e flagrancës, u ushtrua kontrolli i banesës, ku u gjet municion luftarak, 40 fishekë të kalibrit 7.62mm. Të gjitha sendet e konstatuara gjatë kontrollit si jo të ligjshme, u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga OPGJ i narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13%
-
Jo
78.6%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 369
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira
24 Mars, 16:04
-
Itali/ Shiste për 50 euro çdo gram kokaine, arrestohet 50-vjeçari shqiptar! Dhomën e hotelit e kishte kthyer në bazë droge, dyshohet si anëtar i një organizate trafiku
22 Mars, 15:22
-
Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë
21 Mars, 08:30
-
Përndiqte të renë përmes telefonatave/ Policia merr në hetim 29-vjeçarin në Tiranë
20 Mars, 16:22
-
Itali/ ‘Zilja e telefonit i binte papushim edhe pas arrestimit!’ Shqiptari kapet duke shitur kokainë dhe marijuanë poshtë shtëpisë, detaji i pazakontë për karabinierët
20 Mars, 13:45
-
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Importohej nga Holanda dhe shpërndahej në qytetet e Italisë
20 Mars, 11:37
-
Tiranë/ Në kërkim çifti që përndoqi një vajzë në rrjetet sociale, 40-vjeçari kapet në shitje kokaine dhe hashashi
19 Mars, 13:54
-
Itali/ ‘Zgjuarsia’ s'e shpëton shqiptarin, i papunë, i pastrehë dhe qarkullonte me makinë! Kapet me kokainë të kamufluar në cigare
19 Mars, 13:43
-
Kundërshtoi dhe goditi policin, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)
19 Mars, 11:10
-
Itali/ Shqiptari i papunë kapet në ‘biznes’ kokaine dhe hashashi, Gjykata i vendos në izolim shtëpiak nga ora 9 e mbrëmjes, deri në 6 të mëngjesit
18 Mars, 15:33
-
Itali/ U kap për herë të dytë duke shitur kokainë, dënohet ish-sulmuesi i Dinamos! Ja vendimi që dha gjyqtari, pranoi fajësinë
18 Mars, 13:18
-
Tiranë/ Grabiti lokalin dhe tentoi të vidhte dy makinat e parkuara aty pranë, arrestohet 47-vjeçari
18 Mars, 11:40